-
Prania e Mesisë dhe sundimi i tijKulla e Rojës—1993 | 1 Mars
-
-
Mënyra e kthimit të Krishtit
3. Çfarë besojnë shumë njerëz në lidhje me kthimin e Krishtit?
3 Sipas librit An Evangelical Christology, «ardhja e dytë apo kthimi i Krishtit (parousia) vendos mbretërinë e Perëndisë, përfundimisht, haptazi dhe për gjithë përjetësinë.» Është një besim mjaft i përhapur se kthimi i Krishtit do të jetë qartësisht i dukshëm dhe do të shihet me të vërtetë nga çdo njeri i planetit. Që ta përkrahin këtë ide, shumë tregojnë Zbulesën 1:7, ku lexojmë: «Shiko! Ai po vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e shpuan.» Por, a duhet kuptuar ky rresht në kuptim të drejtpërdrejtë?
4, 5. (a) Si e dimë se Zbulesa 1:7 nuk duhet nënkuptuar në një kuptim të vërtetë? (b) Si e vërtetojnë këtë vetë fjalët e Jezuit?
4 Kujtohu, se libri i Zbulesës është shfaqur «në shenja». (Zbulesa 1:11) Ky fragment, pra, duhet të jetë simbolik; në fund të fundit, si mund ta shihnin kthimin e Krishtit «ata që e shpuan»? Ndodhen të vdekur prej gati 20 shekujsh! Më tutje, engjëjt thanë se Krishti do të kthehet «në të njëjtën mënyrë» që shkoi. Po mirë, si shkoi ai? Para miliona vështruesish? Jo, vetëm disa besnikë e panë atë ngjarje. Ndërsa kur u folën engjëjt, a e panë apostujt me të vërtetë udhëtimin e Jezuit gjatë gjithë rrugës deri në qiell? Jo, një re e mbuloi dhe e fshehu Jezuin nga shikimi. Pak kohë më vonë, Jezui duhet të kishte hyrë në qiejt frymorë si qënie frymore, i padukshëm për sytë njerëzorë. (1. Korintasve 15:50) Prandaj, tek e shumta, apostujt panë vetëm fillimin e udhëtimit të Jezuit; ata nuk mundën ta shohin përfundimin e tij, kthimin në praninë qiellore të të Atit, Jehovait. Këtë mund ta dallonin vetëm me sytë e besimit të tyre.—Gjoni 20:17.
5 Bibla mëson se Jezui kthehet në mënyrë shumë të ngjashme. Vetë Jezui, pak para vdekjes së vet, tha: «Edhe pak dhe bota s’do të më shohë më.» (Gjoni 14:19, NW ) Tha po ashtu, se «Mbretëria e Hyut [Perëndisë, NW] nuk vjen në mënyrë të dukshme.» (Luka 17:20) Në ç’kuptim, pra, «do ta shohë çdo sy»? Që t’i përgjigjemi kësaj, së pari kemi nevojë për një kuptueshmëri të qartë të fjalës që Jezui dhe ithtarët e tij e përdorën në lidhje me kthimin e tij.
6. (a) Përse fjalë të tilla si «kthim», «arritje», «shfaqje» dhe «ardhje» nuk janë përkthime të përshtatshme të fjalës greke parousia? (b) Ç’tregon se parousia, apo «prania», zgjat shumë më tepër, sesa një ngjarje e çastit?
6 Është fakt, se ky i Krishtit është shumë më tepër, sesa një «kthim» i thjeshtë. Kjo fjalë, si edhe «ardhja», «arritja» apo «shfaqja», përfshin një ngjarje të vetme në një moment të shkurtër kohe. Por, fjala greke e përdorur nga Jezui dhe ithtarët e tij do të thotë shumë më tepër. Fjala është parousia, që fjalë për fjalë do të thotë «të jesh pranë» apo «prani». Shumica e dijetarëve është dakort se kjo fjalë nuk përfshin vetëm një arritje, por edhe një prani konsekuente, si në një vizitë zyrtare të ndonjë personazhi mbretëror. Kjo prani nuk është një ngjarje momentale; është një epokë e veçantë, një periudhë e caktuar kohe. Në Mateun 24:37-39, Jezui tha se «prania [parousia] e Birit të njeriut» do të ishte e ngjashme «me ditët e Noesë» që arritën kulmin me Përmbytjen. Noeja ndërtoi arkën dhe i paralajmëroi të ligjtë me dekada para se të vinte Përmbytja dhe të fshinte tej atë sistem të korruptuar botëror. Kështu, në mënyrë të ngjashme, prania e padukshme e Krishtit shtrihet në periudhë prej disa dekadash, para se të arrijë edhe ajo kulmin me një shkatërrim të madh.
7. (a) Ç’dëshmon se parousia nuk është e dukshme për sytë njerëzorë? (b) Si dhe kur do të plotësohen shkrimet që e përshkruajnë kthimin e Krishtit si të dukshëm për «çdo sy»?
7 Padyshim, parousia nuk është me të vërtetë e dukshme për sytë njerëzorë. Sikur të ishte ashtu, përse Jezui do të harxhonte aq shumë kohë, siç do të shohim, për t’u dhënë ithtarëve të vet një shenjë që do t’i ndihmonte për të dalluar këtë prani?a Megjithatë, kur Krishti do të vijë për të shkatërruar sistemin botëror të Satanait, realiteti i pranisë së tij do t’u manifestohet pa masë të gjithëve. Atëherë, «çdo sy do ta shohë». Edhe kundërshtarët e Jezuit do të mund ta kuptojnë, për tmerr të vetin, se pushteti i Krishtit është i vërtetë.—Shiko Mateun 24:30; 2. Selanikasve 2:8; Zbulesa 1:5, 6.
-
-
Prania e Mesisë dhe sundimi i tijKulla e Rojës—1993 | 1 Mars
-
-
a Në vitin 1864 teologu R. Govett u shpreh në këtë mënyrë: «Kjo më duket mjaft vendimtare. Dhënia e një shenje të Pranisë tregon se ajo është e fshehtë. Nuk kemi nevojë për ndonjë sinjal që të na shpallë praninë e diçkaje që duket.»
-