-
‘Kush është i denjë ta hapë rrotullën?’Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Pashë një engjëll të fuqishëm, që shpallte me zë të lartë: ‘Kush është i denjë t’ia zgjidhë vulat rrotullës dhe ta hapë?’ Por as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk u gjend as edhe një që të hapte rrotullën dhe të shikonte në të. Unë qava shumë, sepse nuk u gjend askush që të ishte i denjë të hapte rrotullën dhe të shikonte në të.»—Zbulesa 5:1-4.
-
-
‘Kush është i denjë ta hapë rrotullën?’Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
3 A do të gjente engjëlli i fuqishëm ndonjë që të ishte i denjë të hapte rrotullën? Sipas një versioni (Kingdom Interlinear) rrotulla ishte «mbi dorën e djathtë» të Jehovait. Kjo lë të kuptosh se ai e mbante në dorën e vet të hapur. Por me sa duket asnjë në qiell ose në tokë nuk ishte i denjë ta pranonte e ta hapte. As nën tokë, mes shërbëtorëve besnikë të Perëndisë që kishin vdekur, nuk kishte ndonjë që i përmbushte kushtet për të pasur këtë nder të madh. S’është aspak çudi pse Gjoni ishte në mënyrë të dukshme i mërzitur! Ndoshta druhej se s’do të mund të mësonte ‘ato që do të ndodhnin’. Edhe sot shërbëtorët e mirosur të Perëndisë kanë pritur me padurim që Jehovai t’u dërgonte dritë, që të kuptonin të vërtetat që gjenden në librin e Zbulesës.
-