-
Cilët janë katër kalorësit?Kulla e Rojës (Për publikun)—2017 | Nr. 3
-
-
KALORËSI I KALIT TË KUQ
«Doli një kalë tjetër me ngjyrë të kuqe zjarr. Atij që rrinte mbi të, iu lejua të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të thereshin me njëri-tjetrin, dhe iu dha një shpatë e madhe.»—Zbulesa 6:4.
Ky kalorës simbolizon luftën. Siç thotë shkrimi, ai heq paqen jo vetëm nga disa kombe, por nga e gjithë toka. Më 1914, për herë të parë në historinë njerëzore, shpërtheu një luftë globale. Ajo u pasua nga një luftë e dytë botërore, që ishte edhe më shkatërrimtare. Sipas disa llogaritjeve, numri total i viktimave për shkak të luftërave dhe të konflikteve të armatosura që nga viti 1914 i kalon 100 milionët. Dhe një numër marramendës pësoi dëmtime serioze.
Sa të përhapura janë luftërat sot? Për herë të parë në histori, duket se njerëzit kanë mjetet për të shfarosur gjithë njerëzimin. Edhe të ashtuquajturat organizata paqeruajtëse, si Kombet e Bashkuara, nuk kanë arritur ta ndalojnë kalorësin e kalit të kuq.
-