BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Besëlidhja e Re»​—Histori apo mit?
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
    • 17. Cilat burime që kishte në dispozicion Justin Martiri në shekullin e 2-të, mbështetnin tregimin biblik për mrekullitë dhe vdekjen e Jezuit?

      17 Në mes të shekullit të 2-të, Justin Martiri shkroi këto fjalë për vdekjen e Jezuit: «Që të siguroheni se këto gjëra ndodhën vërtet, mund të lexoni Veprat e Ponc Pilatit.»14 Madje, sipas tij, po atje përmendeshin edhe mrekullitë e Jezuit, për të cilat ai tha: «Veprat e Ponc Pilatit dëshmojnë se Ai i bëri vërtet këto gjëra.»15 Vërtet, këto «vepra» ose dokumente zyrtare nuk ekzistojnë më. Por ka të ngjarë që ekzistonin në shekullin e 2-të, dhe Justin Martiri, me bindje të plotë, i sfidoi lexuesit t’i kontrollonin që të vërtetonin fjalët e tij.

      Provat arkeologjike

      18. Si e vërteton arkeologjia ekzistencën e Ponc Pilatit?

      18 Edhe gjetjet arkeologjike kanë qartësuar ose vërtetuar fjalët që lexojmë në Shkrimet Greke. Kështu, në vitin 1961, në rrënojat e një teatri romak në Cezare, u gjet i gdhendur emri i Ponc Pilatit.16 Para këtij zbulimi, përveç Biblës, nuk kishte shumë prova që dëshmonin për ekzistencën e këtij sundimtari romak.

      19, 20. Cilët personazhe biblike të përmendur nga Luka (te Luka dhe te Veprat) janë vërtetuar nga arkeologjia?

      19 Në Ungjillin e Lukës lexojmë se Gjon Pagëzori e nisi shërbimin «kur . . . Lisania ishte qeveritar i krahinës së Abilenës». (Luka 3:1) Disa e vunë në dyshim këtë pohim, sepse Jozefi përmendte një Lisania që kishte qeverisur në Abilenë, por që kishte vdekur në vitin 34 p.e.s., shumë kohë para se të lindte Gjoni. Mirëpo arkeologët zbuluan në Abilenë një mbishkrim që përmendte një Lisania tjetër, i cili kishte qenë tetrark (qeveritar krahine) gjatë mbretërimit të Tiberit Cezar, perandorit që sundonte në Romë kur Gjoni filloi të predikonte.17 Ky mund të ketë qenë fare mirë Lisania që përmendi Luka.

  • «Besëlidhja e Re»​—Histori apo mit?
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
    • Tingulli i së vërtetës

      23, 24. (a) Ku e gjejmë provën më bindëse për vërtetësinë e Shkrimeve të Krishtere Greke? (b) Cila karakteristikë e tregimeve të Biblës dëshmon për vërtetësinë e tyre? Jep shembuj.

      23 Pra, historia dhe arkeologjia qartësojnë e, deri në njëfarë mase, vërtetojnë tregimet historike të Shkrimeve të Krishtere Greke. Por prapëseprapë, prova më bindëse për vërtetësinë e këtyre shkrimeve gjendet në vetë përmbajtjen e tyre. Kur i lexon, nuk të japin përshtypjen e miteve, përkundrazi, në to ndihet tingulli i së vërtetës.

      24 Së pari, karakterizohen nga sinqeriteti. Mendo çfarë është shkruar për Pjetrin. Bibla na tregon me hollësi ndodhinë e sikletshme të tij kur donte të ecte mbi ujë, por nuk ia doli dot. Në një rast tjetër, Jezui i tha këtij apostulli shumë të respektuar: «Largohu nga unë, Satana!» (Mateu 14:28-31; 16:23) Po ashtu, në Shkrime tregohet se, pasi u betua se ai nuk do ta braktiste kurrë Jezuin, edhe sikur të gjithë të tjerët ta braktisnin, Pjetrin e zuri gjumi natën kur duhej të vigjilonte, dhe më vonë, e mohoi tri herë Zotërinë e tij.—Mateu 26:31-35, 37-45, 73-75.

      25. Cilat dobësi të apostujve zbulohen me sinqeritet nga shkrimtarët e Biblës?

      25 Megjithatë, në Shkrime nuk zbulohen vetëm dobësitë e Pjetrit. Këto tregime të sinqerta nuk e mbulojnë zënkën mes apostujve se kush ishte më i madhi. (Mateu 18:1; Marku 9:34; Luka 22:24) As na e fshehin se nëna e apostujve Jakov dhe Gjon i kërkoi Jezuit t’u jepte bijve të saj postet më të mira në mbretërinë e tij. (Mateu 20:20-23) Edhe ‘shpërthimi i madh i zemërimit’ mes Barnabës dhe Pavlit tregohet me besnikëri.—Veprat 15:36-39.

      26. Cila hollësi për ringjalljen e Jezuit nuk do të jepej, po të mos ishte e vërtetë?

      26 Gjithashtu të bën përshtypje libri i Lukës kur thotë se të parat që e morën vesh ringjalljen e Jezuit, ishin «gratë që kishin ardhur me të nga Galilea». Kjo është një hollësi krejt e pazakontë për shoqërinë e shekullit të 1-rë, ku zotëronin burrat. Dhe në fakt, tregimi thotë se fjalët e grave «iu dukën gjepura» apostujve. (Luka 23:55–24:11) Nëse kjo histori në Shkrimet Greke nuk është e vërtetë, dikujt i është dashur ta sajonte. Por, pse do të sajonte një histori të tillë ku personazhe kaq të respektuara të paraqiteshin pa i zbukuruar sadopak? Pra, nëse këto hollësi u paraqitën, kjo u bë vetëm sepse ishin të vërteta.

      Jezui—Një person real

      27. Çfarë thotë një historian për të treguar se Jezui ka ekzistuar vërtet?

      27 Shumë e shohin figurën e Jezuit të përshkruar në Bibël, si një person imagjinar të idealizuar. Por historiani Majkëll Grent thotë: «Nëse e studiojmë Besëlidhjen e Re siç duhet, duke zbatuar të njëjtat kritere që zbatojmë edhe për shkrime të tjera historike të lashtësisë, nuk mund ta mohojmë ekzistencën e Jezuit, ashtu si nuk mund të mohojmë një sërë personazhesh paganë, vërtetësia historike e të cilëve nuk vihet kurrë në dyshim.»19

      28, 29. Pse është domethënëse që katër Ungjijtë paraqitin të njëjtin portret me tipare të qarta të personalitetit të Jezuit?

      28 Në Bibël ndihet qartë tingulli i së vërtetës si për ekzistencën e Jezuit, ashtu edhe për personalitetin e tij. S’është kollaj të trillohet një personazh i pazakontë, e më pas të paraqitet një portret koherent i tij nga fillimi deri në fund të librit. Është gati e pamundur që katër shkrimtarë të ndryshëm të shkruajnë për të njëjtin personazh dhe të japin në mënyrë koherente të njëjtin portret të tij, nëse ai nuk ka ekzistuar vërtet. Të katër tregimet e përshkruajnë Jezuin njësoj, dhe kjo është dëshmi bindëse se Ungjijtë janë të vërtetë.

      29 Majkëll Grenti ngre një pyetje me vend: «Si ka mundësi që të gjithë Ungjijtë pa përjashtim, paraqitin portretin shumë të qartë të një të riu tërheqës, që është i çlirët me gra të çdo lloji, madje edhe me ato me një nam mjaft të keq, pa pasur asnjë grimë sentimentalizmi, shtirjeje ose gjoja turpi, e megjithatë, mbetet gjithnjë i virtytshëm?»20 Përgjigjja e vetme është se ky njeri ka ekzistuar vërtet dhe ka vepruar pikërisht ashtu siç thotë Bibla.

      Pse nuk besojnë?

      30, 31. Pse shumë njerëz nuk i pranojnë Shkrimet e Krishtere Greke si të sakta historikisht, pavarësisht nga të gjitha faktet?

      30 Përderisa ka prova bindëse se Shkrimet Greke përmbajnë histori të vërteta, pse disa e mohojnë këtë gjë? Pse shumë nga ata që i pranojnë disa pjesë si të vërteta, nuk pranojnë çdo gjë që thuhet në to? Kryesisht sepse Bibla jep fakte që intelektualët e sotëm nuk duan t’i besojnë. Për shembull, ajo tregon se Jezui përmbushi dhe tha profeci. Gjithashtu, thotë se bëri mrekulli dhe se u ringjall pas vdekjes.

      31 Në kohën tonë, ku mbizotëron skepticizmi, këto gjëra janë të pabesueshme. Profesor Ezra Guldi thotë për mrekullitë: «Justifikimi i vetëm tek i cili mbahen disa kritikë, është . . . se mrekullitë nuk ndodhin.»21 Disa e pranojnë se Jezui mund të ketë bërë shërime, por ato duhet të kenë qenë psikosomatike (të sëmundjeve që vinin nga çrregullime mendore a emocionale). Mrekullitë e tjera, shumica i shpjegon si trille ose si ngjarje të vërteta, por të shtrembëruara me kalimin e kohës.

      32, 33. Si janë munduar të shpjegojnë disa se mrekullia që bëri Jezui kur ushqeu një turmë të madhe, nuk ka ndodhur vërtet? Pse nuk ka logjikë ky shpjegim?

      32 Për shembull, le të marrim rastin kur Jezui ushqeu një turmë prej më shumë se 5.000 vetash me disa bukë dhe dy peshq. (Mateu 14:14-22) Studiuesi i shekullit të 19-të, Hajnrih Pali, tha se në të vërtetë kishte ndodhur kështu: Jezui dhe apostujt e tij u gjendën të rrethuar nga një turmë e madhe që po e merrte uria. Kështu, ai vendosi të linte shembullin për të pasurit mes turmës. Mori atë pak ushqim që ai dhe apostujt kishin, dhe e ndau me turmën. Më pas, edhe të tjerët ndoqën shembullin e tij, duke ndarë me njëri-tjetrin ushqimin që kishin marrë me vete. Kështu hëngri e gjithë turma.22

      33 Nëse ndodhi vërtet kështu, kjo është një provë e pathyeshme se shembulli i tij pati efekt. Por atëherë, pse një histori kaq interesante dhe me kuptim, duhej shtrembëruar që të dukej si mrekulli e mbinatyrshme? Vërtet, të gjitha këto përçapje për të treguar se mrekullitë s’ishin aspak të tilla, ngjallin më shumë pyetje nga sa sqarojnë. Ato bazohen të gjitha në një hipotezë që të fut në një udhë pa krye. Nisin nga supozimi se mrekullitë janë të pamundura. Por, pse të mos jetë e kundërta?

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo