TEJZAT
Bashkim indesh të forta fijore që lidhin muskujt me eshtrat. Shkrimet thonë se njeriu është endur me kocka dhe tejza.—Jb 10:11.
Kur Jakobi u kacafyt me një engjëll, ky i preku zgavrën e kyçit të kofshës dhe ia nxori nga vendi. Tregimi i shkruar më vonë nga Moisiu thotë: «Ja përse bijtë e Izraelit deri sot e kësaj dite [në kohën e Moisiut] nuk e kanë zakon të hanë tejzën afër nervit të kofshës, që është në zgavrën e kyçit të kofshës, sepse ai preku zgavrën e kyçit të kofshës së Jakobit, te tejza afër nervit të kofshës.» (Zn 32:32) Shumë judenj e mbajnë akoma këtë zakon, duke hequr nervin shiatik bashkë me arteriet dhe dejet para se të hanë mishin. Sipas disa komentuesve judenj, ky rregull shërben për të kujtuar ndërhyrjen hyjnore ndaj Izraelit, siç ilustrohet nga ajo që i ndodhi patriarkut Jakob, atit të 12 fiseve.
Përdorimi i figurshëm. Në kuptim të figurshëm, thuhej se izraelitët e kishin qafën «si hekur [fjalë për fjalë si ‘tejzë hekuri’]», domethënë ishin të ngurtë, kryeneçë, me qafë të fortë. (Is 48:4; krahaso Da 32:9.) Perëndia do ta rigjallëronte frymësisht popullin e tij dhe kjo paraqitej nga lidhja e kockave me tejza dhe mbushja e tyre me mish.—Ezk 37:6-8.