HUPIMI
Bir ose pasardhës i Beniaminit, që përfshihet në listën e atyre që në vitin 1728 p.e.s. shkuan në Egjipt me shtëpinë e Jakobit ose që lindën atje ndërkohë që Jakobi ishte gjallë. (Zn 46:8, 21) Fragmente të tjera lënë të kuptohet se ai ishte nip ose stërnip i Beniaminit nga Belahu dhe Iria. (1Kr 7:6, 7, 12; te 1Kr 8:1-5 quhet Huram.) Duke analizuar kronologjinë, Beniamini vështirë se mund të ketë pasur nipër kur shkoi në Egjipt dhe nga Zanafilla 46:8 mund të kuptojmë se të gjithë këta shpirtra kishin lindur ndërkohë që Jakobi ishte gjallë, madje gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, jo medoemos para se ai dhe shtëpia e tij të shkonin atje. (Shih BENIAMINI nr. 1.) Hufamitët, familja që erdhi nga Hupimi (që quhet edhe Hufam), u regjistruan mes anëtarëve të fisit të Beniaminit gjatë numërimit të dytë të izraelitëve në shkretëtirë. (Nu 26:1-4, 38, 39) Hupimi përmendet edhe te 1 Kronikave 7:14, 15 me Manaseun, por lidhja mes tyre është e paqartë.