-
GadiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
1. Djali që i lindi Jakobit nga Zilpa, shërbyesja e Leas, e cila lindi edhe Asherin, vëllanë e vogël të Gadit. Ai lindi në Padan-Aram rreth vitit 1770 p.e.s. Kur lindi ai, Lea thirri me zë të lartë: «Ç’mbarësi!»; ja pse i mbeti emri Gad. (Zn 30:9-13; 35:26) Gadi ishte me vëllezërit e tij në të dyja udhëtimet që bënë për në Egjipt për të blerë grurë nga Jozefi. (Zn 42:3; 43:15) Në vitin 1728 p.e.s., kur ai dhe familja e tij u shpërngul në Egjipt bashkë me të atin, Jakobin, Gadi ishte rreth 42 vjeç. (Zn 46:6, 7, 16) Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, kur po vdiste, Jakobi bekoi 12 djemtë e tij dhe për Gadin tha: «Gadin do ta mësyjë një bandë kusarësh, por edhe ai do t’i sulet prapavijës së tyre.»—Zn 49:1, 2, 19.
-
-
GadiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Të gjitha këto ishin në harmoni me bekimin e Jakobit për Gadin: «Gadin do ta mësyjë një bandë kusarësh, por edhe ai do t’i sulet prapavijës së tyre.» (Zn 49:19) Ky fis nuk kishte frikë që njëra anë e kufirit (ajo lindore) ishte e ekspozuar ndaj bandave të kusarëve. Ai nuk zgjodhi të jetonte në malësinë lindore vetëm që t’i bënte bisht luftës për të shtënë në dorë vendin e Kanaanit. Fjalët e fundit që i tha Jakobi Gadit ishin në njëfarë mënyre një urdhër për t’iu përgjigjur flakë për flakë sulmeve të kusarëve dhe atyre që do të shkelnin kufijtë e tij. Veç kësaj, gaditët i sulmonin mësymësit duke i detyruar të ktheheshin me të katra dhe, më pas, ndiqnin prapavijën e tyre.
-