-
Mençuri për jetën në një botë të ndërlikuarZgjohuni!—2002 | Dhjetor
-
-
Bibla na ndihmon për këtë çështje të ndërlikuar, duke na zbuluar pikëpamjen e Perëndisë për fëmijën e palindur ende. Në Izraelin e lashtë, në qoftë se dikush dëmtonte një grua shtatzënë dhe për pasojë ose ajo, ose fëmija i palindur vdiste, Perëndia e quante vrasës personin përgjegjës. Ai duhet të paguante «jetë për jetë».a (Eksodi 21:22, 23) Nga kjo mund të arrijmë në përfundimin, se për Krijuesin çdo jetë njerëzore është e shenjtë, përfshirë edhe jetën e fëmijës së palindur. Në fakt, Perëndia fillon të interesohet për ne, kur ende jemi në barkun e nënës, siç na zbulon edhe psalmisti: «Sytë e tu panë madje edhe embrionin tim dhe në librin tënd ishin të shkruara të gjitha pjesët e tij.»—Psalmi 139:16, BR
-
-
Mençuri për jetën në një botë të ndërlikuarZgjohuni!—2002 | Dhjetor
-
-
a Disa kanë argumentuar se ky ligj i drejtohet vetëm dhunës së shkaktuar ndaj nënës. Megjithatë teksti origjinal në hebraisht flet ndryshe. Studiuesit e respektuar të Biblës K. F. Kail dhe F. Delitsh thonë se mënyra e të shprehurit në tekstin hebraik «nga sa duket, e bën të pamundur që fjalët t’i drejtohen vetëm dëmit të shkaktuar gruas».—Shih Kullën e Rojës të 1 gushtit 1977, faqja 478, anglisht.
-