-
«Unë do të jem me ty kur të flasësh»Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020 | Qershor
-
-
«Unë do të jem me ty kur të flasësh»
Me ndihmën e Jehovait, Moisiu e mposhti frikën. Ç’mund të mësojmë nga ajo që i tha Jehovai Moisiut?
Nuk duhet ta mbajmë mendjen te paaftësitë tona
Mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na japë çfarëdo që të na nevojitet për t’i kryer sa më mirë caktimet
Kundërhelmi për frikën nga njeriu është besimi te Perëndia
-
-
Mund të predikosh dhe të mësosh të tjerët!Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020 | Qershor
-
-
Mund të predikosh dhe të mësosh të tjerët!
Kur Moisiu mori një caktim nga Jehovai, fillimisht dyshoi nëse mund ta kryente siç duhet. (Eks 4:10, 13) A je ndier edhe ti kështu? A po studion Biblën me Dëshmitarët e Jehovait? A e pyet veten nëse do të arrish ndonjëherë të predikosh shtëpi më shtëpi? Ndoshta je një i ri që ngurron të dëshmosh në shkollë. Ose ke frikë të marrësh pjesë në dëshminë me telefon a në ndonjë formë të dëshmisë publike. Përgjëroju Jehovait për fuqinë që jep fryma e tij e shenjtë. (1Pj 4:11) Beso se ai do të të ndihmojë në çdo caktim që të ngarkon.—Eks 4:11, 12.
-