ENDJA E IZRAELIT NËPËR SHKRETËTIRË
PAS çlirimit nga Egjipti, Izraeli u end nëpër gadishullin e Sinait 40 vjet, pjesën më të madhe të kohës larg rrugëve të rrahura tregtare. Ata ecën «nëpër një shkretëtirë të madhe e të frikshme, me gjarpërinj helmues e akrepa, nëpër një tokë të etur për ujë». (Lp 8:15) Po pse ishin të detyruar të kalonin këtë peripeci?
Në malin Sinai (që ka të ngjarë të ndodhej në vendin e treguar poshtë), Jehovai i mblodhi izraelitët pasi ishin larguar nga Egjipti, u dha ligjet me anë të Moisiut dhe i organizoi si komb. Pas kësaj, ata mund të kishin hyrë në Tokën e Premtuar brenda një kohe të shkurtër, por nuk hynë. Pse? Pavarësisht nga gjithçka që kish bërë Jehovai për ta, izraelitët nuk treguan besim dhe u rebeluan kundër Moisiut, të cilin Perëndia e kishte caktuar t’i udhëhiqte. Ngaqë zgjodhën të besonin fjalët e këqija për Kanaanin, deshën me zjarr të ktheheshin në Egjipt. (Nu 14:1-4) Kjo solli gjykimin e menjëhershëm të Jehovait: do të kalonin 40 vjet para se kombi të hynte në Tokën e Premtuar. Deri atëherë, besëpakët e atij brezi do të kishin vdekur.
Ajo që i ndodhi Izraelit në shkretëtirë është një paralajmërim i fuqishëm për të krishterët sot që të mos bien në lakun e mungesës së besimit.—He 3:7-12.
[Tabela]
VENDET KRYESORE dhe shkrimet përkatëse
Hazerot Nu 12:1-16
Kadesh Nu 12:16–14:35; 20:1-21
Kibrot-Hatavah Nu 11:4-34
Marë Da 15:23-26
Mali i Horit Nu 20:22-29; 33:37-39
Mali i Nebos Lp 34:1-4
Mali i Sinait Da 18:5–40:38; Le 1:1–27:34; Nu 1:1–10:32
Rrafshinat e Moabit Nu 22:1–36:13; Lp 1:1–33:29
Refidim Da 17:1-16
Shkretëtira e Sinit Da 16:1-36
[Figura në botimin e shtypur]
Në këtë vend, që u përshkrua si ‘tokë e etur për ujë’, oazat ishin të pakta dhe larg njëra-tjetrës
[Figura në botimin e shtypur]
Izraeli u end 40 vjet nëpër «një shkretëtirë të madhe e të frikshme»
[Figura në botimin e shtypur]
Skaji i sipërm i gjirit të ʽAkabës. Izraelitët fushuan këtu pasi nuk i lejuan të kalonin përmes Edomit