A provojnë profecitë mesianike se Jezui ishte Mesia?
Përgjigjja e Biblës
Po. Kur Jezui ishte në tokë, tek ai u përmbushën profeci të shumta për ‘Mesinë, Udhëheqësin’ i cili do të bëhej ‘Shpëtimtar i botës’. (Danieli 9:25; 1 Gjonit 4:14) Madje, tek ai u përmbushën profeci mesianike edhe pas vdekjes.—Psalmi 110:1; Veprat 2:34-36.
Cili është kuptimi i fjalës «Mesia»?
Si fjala hebraike Mashíah (Mesia), edhe ekuivalenti i saj në greqisht, Kristós (Krisht), kanë kuptimin «i Mirosur». Kështu që «Jezu Krisht» do të thotë «Jezui, i Mirosuri» ose «Jezui, Mesia».
Në kohët biblike, kur dikush emërohej në një pozitë të veçantë autoriteti, shpesh mirosej duke i hedhur vaj në kokë. (Levitiku 8:12; 1 Samuelit 16:13) Perëndia e caktoi Jezuin si Mesia, një pozitë me shumë autoritet. (Veprat 2:36) Megjithatë, Ai nuk e mirosi me vaj, por me frymë të shenjtë.—Mateu 3:16.
A mund të përmbusheshin te disa persona profecitë mesianike?
Jo. Ashtu si shenjat e gishtave identifikojnë vetëm një person, profecitë biblike të përmbushura tregojnë se ka vetëm një Mesi, ose Krisht. Gjithsesi, Bibla paralajmëron se «do të dalin Krishtër të rremë dhe profetë të rremë e do të bëjnë shenja të mëdha dhe çudira, që të mashtrojnë mundësisht edhe të zgjedhurit».—Mateu 24:24.
A mund të shfaqet në të ardhmen Mesia?
Jo. Bibla paratha se Mesia do të ishte pasardhës i Davidit, mbretit të Izraelit. (Psalmi 89:3, 4) Megjithatë, regjistrimet gjenealogjike judaike deri te Davidi, kanë humbur. Me sa duket u shkatërruan kur romakët pushtuan Jerusalemin në vitin 70 të e.s.a Që prej asaj kohe askush nuk mund të vërtetojë se vjen nga familja mbretërore e Davidit. Ndryshe nga kjo, në kohën e Jezuit këto regjistrime gjenealogjike ekzistonin, e megjithatë as armiqtë e tij nuk e mohuan dot se ai ishte pasardhës i Davidit.—Mateu 22:41-46.
Sa profeci mesianike ka në Bibël?
Është e pamundur të themi një numër fiks të profecive mesianike. Për shembull, edhe në fragmentet që flasin qartë për Mesinë, numri i profecive mund të ndryshojë në varësi të metodës së numërimit. Tek Isaia 53:2-7 përmenden disa aspekte profetike për Mesinë. Disa mund ta konsiderojnë këtë fragment si një profeci të vetme, kurse të tjerë mund të konsiderojnë secilin prej aspekteve si profeci më vete.
Disa profeci mesianike që u përmbushën te Jezui
Profecia |
Ku gjendet |
Përmbushja |
---|---|---|
Pasardhja, ose fara, e Abrahamit |
||
Pasardhës i birit të Abrahamit, Isakut |
||
Lind në fisin izraelit të Judës |
||
Vjen nga linja mbretërore e Davidit |
||
Lind nga një virgjëreshë |
||
Lind në Betlehem |
||
Quhet Emanuelb |
||
Fillim i thjeshtë |
||
Pas lindjes së tij, vriten fëmijë të vegjël |
||
Thirret nga Egjipti |
||
Quhet nazareasc |
||
Paraprihet nga një lajmëtar |
||
Miroset si Mesia në vitin 29 të e.s.d |
||
Perëndia thotë se ai ishte i Biri |
||
Ka zell për shtëpinë e Perëndisë |
||
Predikon lajmin e mirë |
||
Shërbimi i tij në Galile do të ishte një dritë e madhe |
||
Mrekullibërës si Moisiu |
||
Njësoj si Moisiu, flet për mendimet e Perëndisë |
||
Shëron shumë të sëmurë |
||
Nuk tërheq vëmendjen te vetja |
||
Tregon dhembshuri për të munduarit |
||
Pasqyron drejtësinë e Perëndisë |
||
Këshilltar i Mrekullueshëm |
||
Shpall emrin e Jehovait |
||
Flet me ilustrime |
||
Udhëheqës |
||
Shumë veta nuk e besojnë |
||
Gur pengese |
||
Hidhet poshtë nga njerëzit |
||
Urrehet pa shkak |
||
Hyn triumfues në Jerusalem, mbi një gomar |
||
Merr lavdi nga fëmijët |
||
Vjen në emër të Jehovait |
||
Tradhtohet nga një mik i besuar |
||
Tradhtohet për 30 monedha argjendie |
||
Braktiset nga miqtë |
||
Kundër tij dëshmojnë dëshmitarë të rremë |
||
Hesht para akuzuesve |
||
E pështyjnë |
||
E qëllojnë në kokë |
||
E fshikullojnë |
||
Nuk bën rezistencë ndaj atyre që e godasin |
||
Qeveritarët komplotojnë kundër tij |
||
Gozhdohet duar e këmbë në një shtyllë |
||
Hidhet short për veshjen e tij |
||
Llogaritet si shkelës |
||
E poshtërojnë, e shajnë |
||
Vuan për mëkatarët |
||
Duket sikur Perëndia e kishte braktisur |
||
I japin uthull dhe vrer |
||
I etur para vdekjes |
||
Lë frymën e tij në dorë të Perëndisë |
||
Jep jetën |
||
Siguron shpërblesën për të hequr mëkatin |
||
Nuk i thyhet asnjë kockë |
||
E shpojnë |
||
Varroset mes të pasurve |
||
Ngrihet nga të vdekurit |
||
Zëvendësohet tradhtari |
||
Ulet në të djathtën e Perëndisë |
a Cyclopedia e autorëve Meklintok dhe Strong, thotë: «S’ka dyshim se regjistrat e fiseve dhe të familjeve judaike humbën kur u shkatërrua Jerusalemi, e jo më parë.»
b Emri hebraik Emanuel, që ka kuptimin «Me ne është Perëndia», e përshkruan më së miri rolin e Jezuit si Mesia. Jeta e Jezuit në tokë dhe gjërat që bëri, dëshmojnë se Perëndia është me adhuruesit e Tij.—Luka 2:27-32; 7:12-16.
c Me sa duket, termi «nazareas» vjen nga fjala hebraike nétser që do të thotë «filiz».
d Për hollësi rreth kronologjisë biblike që e identifikon vitin 29 të e.s. si vitin kur do të vinte Mesia, shih artikullin «Si e parathotë profecia e Danielit ardhjen e Mesisë?»
e Kjo profeci gjendet te libri i Zakarisë, megjithatë Mateu, një prej shkrimtarëve të Biblës, shkroi se kjo «ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia». (Mateu 27:9) Me sa duket, libri i Jeremisë ndonjëherë renditej në atë pjesë të Shkrimeve të quajtur «Profetët». (Luka 24:44) Ka të ngjarë që, kur Mateu shkroi «Jeremia», po i referohej kësaj pjese të Shkrimeve ku përfshihej libri i Zakarisë.