KAMONI
Vendi ku u varros gjykatësi Jair. (Gjy 10:5) Historiani Jozef thotë se Kamoni ishte «qytet i Galaadit». (Antikitete judaike, V, 254 [vii, 6]) Kjo duket se përputhet me atë që thonë Shkrimet se Jairi ishte «galadit». (Gjy 10:3) Si vendndodhje të Kamonit të lashtë sugjerohen kryesisht dy vende në lindje të Jordanit. Njëri është Kami, rreth18 km në juglindje të detit të Galilesë. Por, në rrënojat e këtij vendi nuk janë gjetur prova se ka qenë i banuar para epokës romake. Tjetri është Kumeimi që ndodhet rreth 3 km më në jug, ku ka rrënoja më pak mbresëlënëse, të një periudhe të papërcaktuar.