-
Mendjemadhësia çon në çnderimKulla e Rojës—2000 | 1 Gusht
-
-
16. Si shfaqi Sauli një qëndrim të paduruar?
16 Gjithsesi, më vonë modestia e Saulit u zhduk. Kur ishte në luftë me filistejtë, ai u tërhoq në Gilgal, ku duhej të priste që të vinte Samueli dhe t’i lutej Perëndisë me flijime. Kur Samueli nuk erdhi në kohën e caktuar, me mendjemadhësi Sauli e ofroi vetë flijimin e djegur. Sapo kishte mbaruar, mbërriti Samueli. «Çfarë bëre kështu?»—e pyeti Samueli. Sauli iu përgjigj: «Kur pashë që populli po shpërndahej larg meje, që ti nuk kishe ardhur ditën e caktuar . . . e mblodha veten dhe ofrova olokaustin.»—1 Samuelit 13:8-12.
17. (a) Në pamje të parë, përse veprimet e Saulit mund të duken të justifikuara? (b) Përse e ndëshkoi Jehovai Saulin për veprimin e tij të paduruar?
17 Në pamje të parë, veprimi i Saulit mund të duket i justifikuar. Në fund të fundit, populli i Perëndisë ishte «në rrezik», «u gjend ngushtë» dhe po dridhej për shkak të situatës së dëshpëruar në të cilën gjendej. (1 Samuelit 13:6, 7) Sigurisht, nuk është e gabuar të merret iniciativa kur rrethanat e përligjin.d Por, mbani në mend se Jehovai mund të lexojë zemrat dhe të perceptojë motivet tona më të brendshme. (1 Samuelit 16:7) Prandaj, ai duhet të ketë parë disa veçori te Sauli që nuk përmenden drejtpërdrejt në tregimin biblik. Për shembull, Jehovai mund të ketë parë që padurimi i Saulit ishte i nxitur nga krenaria. Ndoshta Sauli ishte thellësisht i irrituar që ai, mbreti i tërë Izraelit, duhej të priste dikë që e konsideronte një profet të plakur, i cili i zvarriste gjërat. Sidoqoftë, Sauli mendonte se vonesa e Samuelit i jepte të drejtën t’i rregullonte vetë gjërat dhe të shpërfillte udhëzimet e qarta që i ishin dhënë. Rezultati? Samueli nuk e lavdëroi iniciativën e Saulit. Përkundrazi, e ndëshkoi duke i thënë: «Mbretëria jote nuk ka për të vazhduar, . . . sepse ti nuk ke respektuar atë që Zoti të pati urdhëruar.» (1 Samuelit 13:13, 14) Edhe një herë, mendjemadhësia çoi në çnderim.
-
-
Mendjemadhësia çon në çnderimKulla e Rojës—2000 | 1 Gusht
-
-
d Për shembull, Fineasi ndërmori veprime të shpejta për të ndalur murtajën që vrau dhjetëra mijë izraelitë dhe Davidi i inkurajoi njerëzit e tij të uritur të bashkoheshin me të për të ngrënë nga buka e paraqitjes në «shtëpinë e Perëndisë». Asnjë nga këto veprime nuk u dënua nga Perëndia si veprim mendjemadh.—Mateu 12:2-4; Numrat 25:7-9; 1 Samuelit 21:1-6.
-