EPOKA E DAVIDIT
DAVIDI, biri i Jeseut, ishte një muzikant, poet, luftëtar dhe burrë shteti i shquar. Por, mbi të gjitha, ai spikat në Shkrime për marrëdhënien që kishte me Perëndinë. Jehovai e quajti ‘një njeri siç ia donte zemra’.—Ve 13:22; 1Sa 13:14.
Perëndia e zgjodhi Davidin si mbret të ardhshëm të Izraelit kur ai ishte veçse një bari në moshë të re. Shumë shpejt, duke u mbështetur plotësisht te Jehovai, me guxim Davidi u përball me Goliadin, gjigantin filistin, dhe e vrau (siç tregohet në të djathtë). Mirëpo, ngaqë mbreti Saul u bë xheloz për popullaritetin e madh që po fitonte Davidi, ky u detyrua të jetonte në arrati. Gjatë kësaj periudhe tërë sprova, Davidi kompozoi shumë psalme plot ndjenjë, të cilat ngushëllojnë edhe sot e kësaj dite lexuesit e Biblës.
Kur më në fund u ul në fron, Davidi luajti rolin e vet në ngjarjet historike të kombit. Kufijtë e Izraelit u shtrinë deri aty ku kishte premtuar Perëndia. Arka e besëlidhjes u çua në Jerusalem. U bënë plane për të ndërtuar një tempull të lavdishëm për Jehovain. Gjithashtu, shumë domethënëse ishte besëlidhja që Perëndia bëri me Davidin për t’i dhënë një pasardhës që do të sundonte përgjithmonë. (2Sa 7:12-16) Kjo besëlidhje i hap rrugën sundimit të Jezu Krishtit në mbarë tokën.—Ro 1:3; Lu 1:32.
[Tabela]
VENDET NË HARTË dhe shkrimet përkatëse
Adulam 1Sa 22:1-5
Betlehem 1Sa 16:1-13, 18, 19
Karmel 1Sa 25:2-42
Elah (ultësirë) 1Sa 17:2-52
En-Ged 1Sa 24:1-22
Gath 1Sa 17:4, 52; 21:10-15; 27:2-4
Gibeah 1Sa 22:6-18
Horesh 1Sa 23:15-18
Jerusalem 1Sa 17:54
Kejlah 1Sa 23:1-13
Maon 1Sa 23:24-28; 25:2
Moab 1Sa 22:3, 4
Nob 1Sa 21:1-9; 22:18, 19
Paran (shkretëtirë) 1Sa 25:1
Ramah 1Sa 19:18-24; 28:3
Ziklag 1Sa 27:5–28:2; 30:1-8, 26; 2Sa 1:1-16
Zif (shkretëtirë) 1Sa 23:14, 15, 19-24; 26:1-25
[Tabela]
VENDET NË HARTË dhe shkrimet përkatëse
Abel-Beth-Makah 2Sa 20:14-22
Amon 2Sa 10:1-14; 12:26-31
Baale-Juda 2Sa 6:2-4
Baal-Perazim 1Kr 14:8-12
Bahurim 2Sa 3:13-16; 16:5-13
Betlehem 1Kr 11:16-19
Gebë 2Sa 5:22-25
Gezer 2Sa 5:22-25
Gibeon 2Sa 2:12-17; 20:8-10
M. Gilboa 1Kr 10:1-6
Hebron 2Sa 2:1-4, 11; 3:2-5, 12, 20-27, 32; 4:8-12; 5:1-5; 15:7-10; 1Kr 12:23-40
Jerusalem 2Sa 5:5-10, 13-16; 11:1–12:14; 15:13-17; 1Kr 15:1–17:27; 21:16-28
Lo-Debar 2Sa 9:1-5
Makah 2Sa 10:6-8
Mahanaim 2Sa 2:8-10; 17:24-29
Moab 1Kr 18:2
Rabah 2Sa 11:1, 14-25; 12:26-31
Rogelim 2Sa 19:31, 32
Tekoa 2Sa 14:1-4
Ziklag 2Sa 1:1-16
[Figura në botimin e shtypur]
Shkretëtira e Judës. Davidi arriti t’i shpëtonte mbretit Saul duke u fshehur në shpella e zgavra të kësaj zone.
[Figura në botimin e shtypur]
Një rrugicë në Hebronin e vjetër, qyteti ku burrat e Judës mirosën Davidin si mbret
[Figura në botimin e shtypur]
Qyteti i Davidit (në jug të Malit të Tempullit) siç duket sot; nga këtu Davidi mbretëroi 33 vjet