AKIJAHU
[Jehovai është vëllai (im)].
1. Djali i Jerahmelit që përmendet i pesti; nga fisi i Judës.—1Kr 2:25.
2. Kreu i një familjeje në fisin e Beniaminit. (1Kr 8:6, 7) Disa mendojnë se ai ishte Ahoahu që përmendet në vargun 4.
3. Bir i Ahitubit dhe stërnip i Eliut. Shërbeu si kryeprift në Shiloh kur mbret ishte Sauli. (1Sa 14:3, 18) Disa mendojnë se ishte vëlla i Ahimelekut ose vetë Ahimeleku, nëse në emrin e tij ‘jah’ zëvendësohet me ‘melek’.—1Sa 22:9.
4. Një nga burrat e fuqishëm në ushtrinë e Davidit; pelonit.—1Kr 11:36.
5. Levit, përgjegjës për thesarin e shtëpisë së Jehovait gjatë mbretërimit të Davidit.—1Kr 26:20.
6. Bir i Shishës. Ai dhe vëllai i tij, Elihorefi, ishin sekretarë në oborrin e Solomonit.—1Mb 4:2, 3.
7. Profet i Jehovait që banonte në Shiloh dhe paratha ndarjen e mbretërisë së Solomonit. Pasi grisi në 12 pjesë rrobën e re që kishte veshur, Akijahu i dha 10 pjesë Jeroboamit, duke i premtuar se, nëse qëndronte besnik, Jehovai do t’i ndërtonte «një shtëpi të qëndrueshme». (1Mb 11:29-39; 12:15; 2Kr 10:15) Pas disa vitesh keqqeverisjeje, Jeroboami dërgoi të shoqen të pyeste Akijahun për sëmundjen e djalit të tij. Profeti, tanimë i plakur dhe i verbër, paratha se djali do të vdiste shpejt dhe se Jehovai ‘do ta fshinte shtëpinë e Jeroboamit, ashtu si fshihen bajgat’. (1Mb 14:2-18; 15:29) ‘Profecia e Akijahut’, një ndër dokumentet që flasin edhe për mbretërinë e Solomonit, mbijetoi deri në kohën kur Ezdra përpiloi Kronikat.—2Kr 9:29.
8. I ati i Baashës që komplotoi kundër Nadabit dhe e shpalli veten mbret të Izraelit; nga fisi i Isakarit.—1Mb 15:27, 33; 2Mb 9:9.
9. Një nga 44 krerët e popullit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të bërë nga Nehemia për të ecur sipas ligjeve të Jehovait.—Ne 10:26; 9:38.