ADNAHU
[kënaqësi].
1. Oficer trim nga fisi i Manaseut që dezertoi nga ushtria e Saulit dhe u bashkua me ushtrinë e Davidit në Ziklag. Ai luftoi përkrah Davidit kur ndoqi bandën e kusarëve amalekitë që kishin plaçkitur kampin e Davidit në Ziklag. Adnahu u bë një nga krerët e ushtrisë së Davidit.—1Kr 12:20, 21; 1Sa 30:1, 2, 17-19.
2. Gjeneral i forcave ushtarake të Judës gjatë mbretërimit të Jehozafatit. Ai komandonte 300.000 luftëtarë trima e të fuqishëm dhe mbikëqyrte 480.000 trupa të tjerë që ishin nën komandën e gjeneralëve Jehohanan dhe Amasiah. Që të gjithë i shërbenin mbretit në Jerusalem.—2Kr 17:13-16, 19.