-
BerotahuGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
BEROTAHU
[puse].
Në vegimin e Ezekielit për trashëgiminë territoriale të Izraelit, thuhet se Berotahu gjendej në kufirin verior, mes Hamathit dhe Damaskut. (Ezk 47:16) Te 2 Samuelit 8:8 tregohet se qyteti i Berotahut ndodhej në territorin e Hadadezerit, mbretit të Zobahut, prej nga Davidi mori «një sasi shumë të madhe bakri». Në tregimin paralel të 1 Kronikave 18:8, në vend të tij del emri Kun. Në përgjithësi mendohet se Berotahu është Briteli (Bereitani) i sotëm, afro 10 km në jugperëndim të Baalbekut në luginën e njohur si Beka, që gjendet mes maleve të Libanit dhe të Anti-Libanit.
-
-
BetahuGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
BETAHU
Qytet i përmendur bashkë me Berotahun në rastin e fitores së Davidit kundër Hadadezerit, mbretit të Zobahut. (2Sa 8:8). Ndonëse mbretëria aramaite e Zobahut mendohet se ishte në veri të Damaskut, vendndodhja e Betahut nuk dihet. Në tregimin paralel për fitoren e Davidit të dokumentuar te 1 Kronikave 18:8 thuhet «Tibhati», dhe disa leksikografë mendojnë se Tibhati është emri më i saktë. Te 2 Samuelit 8:8, Peshita siriake thotë «Tebah» e jo Betah. Është për t’u vënë re se vetëm duke u ndërruar vendin dy bashkëtingëlloreve të para hebraike, Betah bëhet Tebah. Meqë Betahu (ose Tibhati) ishte qytet aramait, disa studiues e lidhin me Tebahun, birin e Nahorit.—Zn 22:24; shih TIBHATI.
-