BERAKAHU
[bekim].
1. Një nga burrat e fuqishëm nga fisi i Beniaminit, të cilët ishin harkëtarë të zotë dhe u bashkuan me Davidin në Ziklag. Kjo ndodhi në kohën kur Davidi ende nuk mund të lëvizte lirisht për shkak të Saulit.—1Kr 12:1-3.
2. Ultësirë në Judë mes Betlehemit dhe Hebronit. Sot mendohet se është Vadi-el-ʽArrubi dhe duket se emri i Kirbet-Bereikut (Berakhotit) aty pranë ka lidhje me emrin origjinal. Kjo luginë që shtrihet nga lindja në perëndim, lidh rajonin kodrinor të Judës me zonën shkretinore në perëndim të Detit të Kripur.
Pas fitores së korrur me anë të një mrekullie kundër forcave aleate të Amonit, të Moabit dhe të Edomit, Jehozafati mblodhi popullin në këtë ultësirë që të bekonin Jehovain, prandaj u quajt Ultësira e Berakahut (që do të thotë «bekim»).—2Kr 20:26.