-
Keren-HapukaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
KEREN-HAPUKA
[ndoshta: bri për bojën e zezë (të syve) (d.m.th., mbajtëse makijazhi)].
Vajza e tretë dhe më e vogla që i lindi Jobit pas sprovës së madhe që kaloi e pasi vuajtjet kishin marrë fund dhe Jehovai e kishte bekuar. (Jb 42:12-14) Emri mund të sjellë ndër mend sytë e bukur ose bukurinë e saj të madhe në përgjithësi, pasi «në mbarë vendin s’kishte vajza më të bukura se bijat e Jobit». (Jb 42:15) Nga antimoni, një substancë metalike me ngjyrë të bardhë në të kaltër, nxirret një ngjyrë e zezë me shkëlqim, të cilën gratë e Lindjes në kohët biblike e përdornin për të lyer qerpikët e ndoshta edhe vetullat, ose për të vijëzuar konturet e syve që të dukeshin më të mëdhenj e më me shkëlqim.—Shih 2Mb 9:30; Jr 4:30.
-
-
KeziaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
KEZIA
[ndoshta: kasi].
E dyta nga tri vajzat që i lindën Jobit pasi kaloi sprovën e vështirë dhe u rimëkëmb e u bekua nga Jehovai. (Jb 42:14) Fjala hebraike që do të thotë «kasi» përdorej si emër vajze, ka të ngjarë për shkak të aromës së saj; ndoshta i vunë këtë emër, sepse ishte një vajzë e bukur.—Jb 42:15.
-