MËSIMI 60
Vazhdo të forcosh miqësinë me Jehovain
Gjatë këtij kursi për studimin e Biblës ke mësuar shumë gjëra për Jehovain. Ato të kanë bërë ta duash fort, ndaj ka shumë të ngjarë t’i jesh kushtuar e të jesh pagëzuar. Ose ndoshta po mendon ta bësh këtë së shpejti. Por, përparimi yt nuk përfundon me pagëzimin. Gjatë gjithë përjetësisë mund të vazhdosh t’i afrohesh gjithnjë e më shumë Jehovait. Si?
1. Pse duhet të vazhdosh ta forcosh miqësinë me Jehovain?
Duhet të përpiqemi fort që të vazhdojmë ta forcojmë miqësinë me Jehovain. Pse? «Që të mos na marrë kurrë rryma» e të na çojë larg Tij. (Hebrenjve 2:1) Çfarë duhet të bëjmë që të vazhdojmë t’i shërbejmë Jehovait me besnikëri? Duhet të jemi gjithnjë të angazhuar në veprën e predikimit dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi tjetër për t’i shërbyer Perëndisë më plotësisht. (Lexo Filipianëve 3:16.) T’i shërbesh Jehovait, është mënyra më e mirë për të jetuar!—Psalmi 84:10.
2. Çfarë tjetër duhet të bësh?
Edhe pse ky kurs për studimin e Biblës po mbaron, jeta jote si i krishterë sapo ka filluar. Bibla thotë se duhet ‘të veshim personalitetin e ri’. (Efesianëve 4:23, 24) Ndërsa vazhdon të studiosh Fjalën e Perëndisë dhe të ndjekësh mbledhjet, do të mësosh më shumë për Jehovain dhe për cilësitë që ka. Gjej mënyra si ta pasqyrosh sa më mirë personalitetin e tij. Vazhdo të bësh ndryshimet e nevojshme për ta bërë Jehovain të lumtur.
3. Si do të të ndihmojë Jehovai të përparosh?
Bibla thotë: «Perëndia . . . do ta çojë vetë deri në fund stërvitjen tuaj, do t’ju bëjë të patundur, do t’ju bëjë të fortë e do t’ju vërë mbi themele të forta.» (1 Pjetrit 5:10) Gjithsecili prej nesh has tundime, por Jehovai do të na japë gjithçka që na duhet për t’u rezistuar. (Psalmi 139:23, 24) Ai premton se do të na japë si dëshirën, edhe fuqinë për t’i shërbyer me besnikëri.—Lexo Filipianëve 2:13.
SHQYRTO MË TEJ
Shiko si mund të vazhdosh të përparosh dhe çfarë bekimesh do të të japë Jehovai.
4. Mos resht së komunikuari me Mikun tënd më të mirë
Lutja dhe studimi i Biblës të kanë ndihmuar që të bëhesh mik me Jehovain, e patjetër që do të të ndihmojnë ta forcosh edhe më tej këtë miqësi. Po si?
Lexoni Psalmin 62:8 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si mund t’i përmirësosh lutjet që miqësia jote me Jehovain të forcohet?
Lexoni Psalmin 1:2 dhe shënimin e më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë mund të bësh që të nxjerrësh më shumë dobi nga leximi i Biblës e kështu të forcosh miqësinë me Jehovain?
Si mund ta bësh më domethënës studimin personal? Për të zbuluar ca ide, shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.
Cilin nga sugjerimet në video ke qejf të zbatosh?
Për cilat tema dëshiron të studiosh?
5. Vër synime për t’i shërbyer më shumë Jehovait
Synimet për t’i shërbyer më shumë Jehovait, do të të ndihmojnë të ecësh përpara. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Sipas asaj që pe në video, si nxori dobi Kameroni ngaqë vuri synime në shërbim të Jehovait?
Kuptohet, jo të gjithë mund të transferohen në një vend tjetër për të predikuar. Megjithatë, të gjithë mund të vëmë synime të arsyeshme. Lexoni Proverbat 21:5. Më pas mendo cilat synime dëshiron të arrish . . .
në kongregacion.
në shërbim.
Si mund të të ndihmojë parimi te Proverbat për të arritur synimet?
Ja disa synime
Përmirëso cilësinë e lutjeve.
Lexoje të gjithë Biblën.
Njihu me të gjithë në kongregacion.
Fillo dhe drejto një studim.
Shërbe si pionier ndihmës ose si pionier i rregullt.
Nëse je vëlla, vër si synim të bëhesh shërbëtor kongregacioni.
6. Gëzoje jetën përgjithmonë!
Lexoni Psalmin 22:26 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë mund të bësh që ta gëzosh jetën tani e përgjithmonë?
PËRMBLEDHJE
Vazhdo të forcosh miqësinë me Jehovain dhe të vësh synime për t’i shërbyer më shumë. Kështu do ta gëzosh jetën përgjithmonë.
Si do të përgjigjeshe?
Pse je i sigurt se Jehovai do të të ndihmojë për t’i shërbyer me besnikëri?
Si mund ta forcosh miqësinë me Jehovain?
Pse vënia e synimeve të ndihmon të përparosh?
EKSPLORO
Çfarë ka më shumë rëndësi për Jehovain: një veprim i vetëm përkushtimi në rrethana ekstreme, apo një jetë e tërë duke i shërbyer me besnikëri?
Edhe një adhuruesi besnik të Jehovait mund t’i venitet gëzimi. Por si mund ta rigjallërojë?
Si të vësh synime për t’i shërbyer më shumë Jehovait dhe si t’i arrish?
«T’i përdorim synimet frymore për t’i sjellë lavdi Krijuesit» (Kulla e Rojës, 15 korrik 2004)
Pse është e domosdoshme pjekuria e krishterë dhe si mund ta arrish?
«Të sulemi drejt pjekurisë: ‘Dita e madhe e Jehovait është afër’» (Kulla e Rojës, 15 maj 2009)