THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | PSALMET 52-59
«Hidhja barrën tënde Jehovait»
Davidi pati shumë përvoja dërrmuese gjatë jetës së tij. Kur kompozoi Psalmin 55 tashmë kishte përjetuar gjëra të tilla, si . . .
Fyerje
Persekutim
Ndjenja të rënda faji
Tragjedi familjare
Sëmundje
Tradhti
Edhe kur barra e problemeve të tij dukej tmerrësisht e rëndë, Davidi gjeti një mënyrë për ta përballuar. Për ata që mund të ndihen njësoj, Davidi dha këtë këshillë të frymëzuar: «Hidhja barrën tënde Jehovait.»
Si mund ta zbatojmë sot këtë varg?
Lutju Jehovait me gjithë zemër për çdo problem, ankth ose shqetësim
Kërko ndihmë dhe mbështetje nga Fjala e Jehovait dhe organizata e tij
Bëj aq sa ke mundësi për ta lehtësuar situatën në harmoni me parimet biblike