MËSIMI 14
Si ta adhurojmë Perëndinë siç i pëlqen atij?
Siç e pamë në mësimin e kaluar, Perëndisë nuk i pëlqejnë të gjitha fetë. Sidoqoftë, është e mundur ta adhurojmë Krijuesin në një mënyrë që ia gëzon zemrën. Çfarë lloj «adhurimi [ose feje]» i pëlqen atij? (Jakovi 1:27, shënimi) Shqyrto çfarë thotë Bibla.
1. Ku të mësojmë si duhet ta adhurojmë Perëndinë?
E mësojmë këtë në Bibël. Jezui i tha Perëndisë: «Fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Disa fe nuk duan t’ia dinë për të vërtetat e Biblës, Fjalës së frymëzuar të Perëndisë, dhe i zëvendësojnë me mësime e tradita njerëzish. Por Jehovai nuk kënaqet me ata që ‘shpërfillin urdhërimet e Tij’. (Lexo Markun 7:9.) Nga ana tjetër, i bëhet zemra mal kur e adhurojmë siç na mëson Bibla dhe ndjekim këshillat e saj.
2. Si duhet ta adhurojmë Jehovain?
Si Krijuesi ynë, Jehovai meriton t’i përkushtohemi vetëm atij. (Zbulesa 4:11) Kjo do të thotë ta duam Jehovain e të adhurojmë vetëm atë, pa përdorur idhuj, shëmbëlltyra ose ikona.—Lexo Isainë 42:8.
Adhurimi që i bëjmë Jehovait duhet të jetë «i shenjtë dhe i pranueshëm» për të. (Romakëve 12:1) Pra duhet të jetojmë sipas normave të tij morale. Për shembull, kush e do Jehovain, i ka për zemër dhe u bindet standardeve që Ai ka vendosur për martesën. Po ashtu, shmang veset e dëmshme, si pirjen e duhanit dhe abuzimin me drogat dhe alkoolin.a
3. Pse duhet ta adhurojmë Jehovain me bashkëbesimtarët?
Mbledhjet tona javore na japin mundësi që ‘ta lëvdojmë Jehovain në kongregacion’. (Psalmi 111:1, 2) Një mënyrë si e bëjmë këtë është me anë të këngëve. (Lexo Psalmin 104:33.) Jehovai na kërkon të shkojmë në mbledhje, sepse na do dhe e di se mbledhjet do të na ndihmojnë ta gëzojmë jetën përgjithmonë. Kur mblidhemi, inkurajojmë të tjerët e marrim zemër edhe vetë.
SHQYRTO MË TEJ
Le të shohim pse Jehovai nuk e pranon adhurimin tonë kur përdorim shëmbëlltyra. Do të mësojmë edhe disa mënyra të rëndësishme si ta lëvdojmë Perëndinë.
4. Nuk duhet të përdorim shëmbëlltyra për të adhuruar Perëndinë
Nga e dimë se Perëndisë nuk i pëlqen të përdorim shëmbëlltyra? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë ndodhi kur disa nga Izraeli i lashtë përfshinë një idhull në adhurimin e Perëndisë?
Disa i përdorin shëmbëlltyrat ngaqë duan të ndihen më afër Perëndisë. Por, mos vallë kështu vetëm sa e largojnë Perëndinë? Lexoni Eksodin 20:4-6 dhe Psalmin 106:35, 36 e më pas diskutoni për këto pyetje:
Cilat objekte ose shëmbëlltyra përdorin disa për të adhuruar Perëndinë?
Si ndihet Jehovai nëse përdorim shëmbëlltyra?
Po ti, a mendon se duhen përdorur shëmbëlltyrat?
5. Kur adhurojmë vetëm Jehovain, çlirohemi nga mësimet e rreme
Shih si çlirohemi nga mësimet e rreme kur e adhurojmë Jehovain siç do ai. Shihni VIDEON.
Lexoni Psalmin 91:14 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë na premton Jehovai kur ia tregojmë dashurinë duke adhuruar vetëm atë?
6. E adhurojmë Perëndinë në mbledhjet e kongregacionit
Kur komentojmë e këndojmë në mbledhjet e kongregacionit, lëvdojmë Jehovain dhe forcojmë njëri-tjetrin. Lexoni Psalmin 22:22 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
A të kanë pëlqyer komentet që ke dëgjuar në mbledhje?
A ke dëshirë të përgatitësh edhe ti një koment?
7. Jehovai kënaqet kur u flasim të tjerëve për gjërat që mësojmë
Ka plot mënyra si t’ua tregojmë të tjerëve të vërtetat e Biblës. Lexoni Psalmin 9:1 dhe 34:1 e më pas diskutoni për këtë pyetje:
Cilin mësim të Biblës dëshiron t’i tregosh dikujt?
DISA THONË: «Secili e di vetë si e adhuron Zotin.»
Po ti, si mendon?
PËRMBLEDHJE
Ia gëzojmë zemrën Krijuesit kur adhurojmë vetëm atë, e lëvdojmë në mbledhjet e kongregacionit dhe u tregojmë të tjerëve çfarë kemi mësuar.
Si do të përgjigjeshe?
Cili libër na mëson si duhet ta adhurojmë Perëndinë?
Pse duhet të adhurojmë vetëm Jehovain?
Pse ta adhurojmë Perëndinë bashkë me të tjerë që përpiqen t’i pëlqejnë atij?
EKSPLORO
Në historinë me titull «Nuk jam më skllave e idhujve», mëso se si një grua hoqi dorë nga adhurimi i idhujve.
Shqyrto disa gjëra që të ndihmojnë të komentosh në mbledhjet e kongregacionit.
«Lëvdo Jehovain në kongregacion» (Kulla e Rojës, janar 2019)
Shih si nxori dobi nga mbledhjet e kongregacionit një i ri, ndonëse s’e pati të lehtë t’i ndiqte.
Shumë njerëz e konsiderojnë kryqin simbol të krishterimit, por a duhet ta përdorim kur adhurojmë Perëndinë?
«Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk e përdorin kryqin në adhurim?» (Artikull në jw.org)
a Për këto tema do të flitet në mësimet e mëvonshme.