MËSIMI 41
Çfarë thotë Bibla për seksin?
Shumë njerëz kanë siklet të flasin për seksin. Megjithatë, Bibla flet hapur e në mënyrë dinjitoze për të. Ajo që thotë Bibla për seksin është për të mirën tonë. Kjo është logjike se, tekefundit, Jehovai është Krijuesi ynë dhe e di çfarë është më e mira për ne. Ai na tregon se çfarë duhet të bëjmë që t’i pëlqejmë atij, si dhe çfarë do të na ndihmojë ta gëzojmë jetën përgjithmonë.
1. Cila është pikëpamja e Jehovait për seksin?
Seksi është një dhuratë nga Jehovai. Ai do që kjo dhuratë t’i sjellë kënaqësi një burri e një gruaje të martuar me njëri-tjetrin. Kjo dhuratë nuk është vetëm për të lindur fëmijë, por edhe që një çift të shprehë dashurinë dhe përzemërsinë ndaj njëri-tjetrit, në mënyrë të natyrshme dhe që u sjell kënaqësi. Prandaj, Fjala e Perëndisë thotë: «Gëzofsh me gruan e rinisë sate!» (Proverbat 5:18, 19) Jehovai pret që të krishterët e martuar të jenë besnikë e të mos e tradhtojnë kurrë njëri-tjetrin.—Lexo Hebrenjve 13:4.
2. Çfarë është imoraliteti seksual?
Bibla thotë se «imoralët . . . nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë». (1 Korintasve 6:9, 10) Shkrimtarët e Biblës përdorën fjalën greke porneía për të përshkruar imoralitetin seksual. Kjo fjalë përfshin (1) marrëdhëniet seksualea mes personave që nuk janë të martuar me njëri-tjetrin, (2) homoseksualizmin dhe (3) marrëdhëniet seksuale me kafshët. Kënaqim Jehovain dhe nxjerrim dobi edhe vetë, kur ‘i rrimë larg imoralitetit seksual’.—1 Selanikasve 4:3.
SHQYRTO MË TEJ
Shqyrto si mund t’i qëndrosh larg imoralitetit seksual dhe ç’të mira vijnë kur qëndron i pastër moralisht.
3. Ik nga imoraliteti seksual
Jozefi, një burrë besnik, i tha jo një gruaje që donte të bënte seks me të. Lexoni Zanafillën 39:1-12 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Çfarë e shtyu Jozefin t’ia mbathte?—Shih vargun 9.
A mendon se Jozefi bëri zgjedhjen e duhur? Pse?
Si mund ta imitojnë Jozefin të rinjtë sot dhe të ikin nga imoraliteti seksual? Shihni VIDEON.
Jehovai do që t’i themi jo imoralitetit. Lexoni 1 Korintasve 6:18 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Cilat situata mund ta shtyjnë dikë që të kryejë imoralitet seksual?
Si mund të ikësh nga imoraliteti?
4. Mund t’i rezistosh tundimit
Pse nuk është e lehtë t’i rezistojmë tundimit për të kryer imoralitet seksual? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.
Çfarë bëri vëllai në video kur kuptoi se mendimet dhe veprimet e tij mund ta shtynin të mos i qëndronte besnik gruas?
Ndonjëherë, edhe të krishterëve besnikë u duhet të luftojnë që t’i mbajnë të pastra mendimet. Si mund t’i luftosh mendimet imorale? Lexoni Filipianëve 4:8 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Për cilat gjëra duhet të mendojmë?
Pse kur lexojmë Biblën dhe bëjmë çmos për të bërë vullnetin e Jehovait, e kemi më të lehtë t’i themi jo tundimit për të mëkatuar?
5. Standardet e Jehovait janë për të mirën tonë
Jehovai e di se çfarë është më e mira për ne. Ai na tregon si të qëndrojmë të pastër moralisht dhe ç’të mira vijnë nga kjo. Lexoni Proverbat 7:7-27 ose shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.
Si përfundoi i riu në një situatë tunduese?—Shih Proverbat 7:8, 9.
Sipas Proverbave 7:23, 26, imoraliteti seksual sjell pasoja të rënda. Çfarë problemesh shmangim kur qëndrojmë të pastër moralisht?
Si na ndihmon pastërtia morale ta gëzojmë jetën përgjithmonë?
Disa mendojnë se pikëpamja e Biblës për homoseksualizmin, tregon mungesë dashurie. Por, Jehovai është Perëndia i dashurisë, ndaj do që ta gëzojmë jetën përgjithmonë. Ama, nga ne pritet që të jetojmë sipas standardeve të tij. Lexoni 1 Korintasve 6:9-11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Sipas pikëpamjes së Perëndisë, a janë vetëm dëshirat homoseksuale të papërshtatshme?
Të gjithë duhet të bëjmë ndryshime që t’i pëlqejmë Perëndisë. Por, a ia vlejnë përpjekjet? Lexoni Psalmin 19:8, 11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
A të duken të arsyeshme standardet morale që ka vendosur Jehovai? Pse?
DISA THONË: «Ç’të keqe ka nëse dy persona që e duan njëri-tjetrin kryejnë marrëdhënie seksuale?»
Çfarë do t’u thoshe?
PËRMBLEDHJE
Seksi është një dhuratë nga Jehovai që i sjell kënaqësi një çifti të martuar.
Si do të përgjigjeshe?
Çfarë përfshin imoraliteti seksual?
Çfarë do të na ndihmojë t’i qëndrojmë larg imoralitetit?
Çfarë të mirash vijnë kur ndjekim normat morale të Jehovait?
EKSPLORO
Mëso pse Perëndia do që një çift që bashkëjetojnë, të jenë të martuar me njëri-tjetrin.
«Çfarë thotë Bibla për bashkëjetesën pa qenë të martuar?» (Artikull në jw.org)
Mëso pse Bibla nuk nxit urrejtje ndaj homoseksualëve, edhe pse e dënon qartë këtë sjellje.
Mëso pse ligjet e Jehovait për seksin janë mbrojtje për ne.
Në historinë me titull «Më trajtuan me dinjitet», shiko se çfarë e motivoi një homoseksual të ndryshonte mënyrën e jetesës për t’i pëlqyer Perëndisë.
a Këto marrëdhënie seksuale të papërshtashme përfshijnë një sërë veprimesh, si seksin oral, seksin anal dhe përkëdheljen e organeve gjenitale të dikujt tjetër.