-
Të kemi një pikëpamje të ekuilibruar për alkoolinKulla e Rojës—2004 | 1 Dhjetor
-
-
2. Çfarë pyetjesh do të shqyrtojmë për alkoolin?
2 Një dhuratë e këndshme është e mirë vetëm kur përdoret siç duhet. Për shembull, mjalti «është i mirë», por «të hash shumë mjaltë nuk është mirë». (Fjalët e urta [Proverbat] 24:13; 25:27) Edhe pse të pish «pak verë» mund të jetë e pranueshme, teprimi në të pirë është një problem i rëndë. (1 Timoteut 5:23) Bibla paralajmëron: «Vera sjell tallje dhe pija dehëse e bën njeriun të zhurmshëm. Kushdo që e humbet rrugën prej saj nuk është i mençur.» (Proverbat 20:1, BR) Por, çfarë do të thotë të humbësh rrugën prej alkoolit?a Kur kalohet në teprim? Cila është pikëpamja e ekuilibruar në këtë drejtim?
Si ‘humbet rruga’ prej alkoolit?
3, 4. (a) Çfarë tregon se Bibla e dënon pirjen deri në dehje? (b) Cilat janë disa simptoma të dehjes?
3 Në Izraelin e lashtë, kur një djalë ishte grykës i papenduar dhe pijanec, duhej vrarë me gurë. (Ligji i përtërirë 21:18-21) Apostulli Pavël i këshilloi të krishterët: «Të mos përziheni më në shoqëri me këdo që quhet vëlla, i cili është kurvar, lakmitar, idhujtar, sharës, pijanec ose zhvatës, madje as të mos hani me një njeri të tillë.» Është e qartë se Shkrimet e dënojnë pirjen e alkoolit deri në dehje.—1 Korintasve 5:11; 6:9, 10.
4 Duke përshkruar simptomat e dehjes, Bibla thotë: «Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë! Në fund ajo kafshon si gjarpër dhe shpon si një kuçedër. Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.» (Fjalët e urta 23:31-33) Teprimi në të pirë është tamam si kafshimi i një gjarpri helmues, pasi shkakton sëmundje, pështjellim mendor, e madje edhe humbje të ndjenjave. I dehuri shikon «gjëra të çuditshme» në kuptimin që mund të ketë halucinacione ose të shpikë gjëra. Gjithashtu e lëshon gjuhën duke shprehur mendime dhe dëshira të çoroditura që normalisht njerëzit i ndrydhin.
5. Pse është i dëmshëm teprimi me alkoolin?
5 Po sikur një njeri të pijë alkool, por të bëjë kujdes që të mos duket i dehur në sytë e të tjerëve? Disa njerëz nuk shfaqin shenja të dehjes, edhe pasi kanë pirë shumë. Megjithatë, të mendosh se kjo mënyrë të vepruari s’është e dëmshme, do të thotë të mashtrosh veten. (Jeremia 17:9) Dalëngadalë, por gjithnjë e më shumë, një njeri mund të bëhet i varur ndaj alkoolit dhe ‘skllav i verës së shumtë’. (Titit 2:3) Shkrimtarja Karolina Nap shpjegon se si bëhet alkoolist një njeri: «Është një proces i ngadalshëm, gradual, tinëzar dhe i vështirë për t’u kuptuar.» Sa kurth të rrezikshëm që ngre teprimi në të pirë!
6. Pse duhet shmangur teprimi si me alkoolin, ashtu edhe me ushqimin?
6 Të mendojmë edhe për paralajmërimin e Jezuit: «Kushtojini vëmendje vetes, që të mos ju rëndohen zemrat nga e ngrëna e tepërt, nga e pira e tepërt e nga ankthet e jetës dhe befas ajo ditë të bjerë në çast mbi ju si një lak. Sepse ajo do të vijë mbi të gjithë ata që banojnë në faqen e mbarë tokës.» (Luka 21:34, 35) S’është e nevojshme që pirja të arrijë deri në dehje për ta bërë një njeri të përgjumur dhe dembel, fizikisht dhe frymësisht. Po sikur dita e Jehovait ta zërë këtë njeri në gjendje të tillë?
-
-
Të kemi një pikëpamje të ekuilibruar për alkoolinKulla e Rojës—2004 | 1 Dhjetor
-
-
10. Si mund të ndikojë në mendje alkooli dhe përse është e rrezikshme kjo?
10 Teprimi në të pirë i dëmton njerëzit jo vetëm fizikisht, por edhe frymësisht. «Vera dhe mushti të lënë pa mend»,—thotë Bibla. (Osea 4:11) Alkooli ndikon në mendje. Në një botim të Institutit Kombëtar të SHBA-së për Abuzimin me Drogën, thuhet: «Kur dikush pi një gotë, alkooli përvetësohet nga sistemi tretës dhe hyn në gjak, duke arritur shpejt në tru. Pastaj fillon të ngadalësojë ato pjesë të trurit që kontrollojnë të menduarit dhe ndjenjat. Ai njeri ndihet më i shpenguar, më i lirë.» Në gjendje të tillë, ka më shumë të ngjarë ‘ta humbim rrugën’, të sillemi tepër lirshëm me njerëz të seksit tjetër dhe ta vëmë veten para shumë tundimeve.—Fjalët e urta 20:1.
-