-
Si të marrim vendime të mençura?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
5. Ki respekt për ndërgjegjen e të tjerëve
Ngaqë jemi të ndryshëm, marrim vendime të ndryshme. Si mund të tregojmë se e respektojmë ndërgjegjen e të tjerëve? Le të shqyrtojmë dy situata:
Situata 1: Një motër që ka qejf të lyhet, transferohet në një kongregacion, ku shumë motra e shohin me sy të shtrembër këtë gjë.
Lexoni Romakëve 15:1 dhe 1 Korintasve 10:23, 24 e më pas diskutoni për këto pyetje:
Çfarë mund të vendosë kjo motër, duke pasur parasysh këto vargje? Po ti, ç’do të bëje nëse do të ishte me dikë që e vret ndërgjegjja për gjëra që ti s’i ke problem?
Situata 2: Një vëlla e di se Bibla nuk e dënon pirjen me masë të alkoolit, por zgjedh që të mos pijë fare. Ai është i ftuar në një festë, ku sheh vëllezër të tjerë që pinë alkool.
Lexoni Eklisiastiun 7:16 dhe Romakëve 14:1, 10 e më pas diskutoni për këto pyetje:
Çfarë mund të vendosë ky vëlla, duke pasur parasysh këto vargje? Po ti, ç’do të bëje nëse do të shihje dikë tjetër teksa bën diçka që ty s’ta lejon ndërgjegjja?
Cilët hapa të ndihmojnë të marrësh vendime të mençura?
1. Kërkoji Jehovait ndihmë që të marrësh vendimin e duhur.—Jakovi 1:5.
2. Bëj kërkime në Bibël dhe në botime të bazuara në të, për të gjetur parimet që të duhen. Mund të kërkosh edhe mendimin e të krishterëve me përvojë.
3. Mendo për ndikimin që do të ketë vendimi yt te ndërgjegjja jote dhe e të tjerëve.
-
-
Si t’i gëzosh zemrën Jehovait me dhuratën e të folurit?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
5. Fol mirë për të tjerët
Ç’duhet të bëjmë që të shmangim fjalët fyese e lënduese? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.
Pse vëllai në këtë video donte të ndryshonte mënyrën si fliste për të tjerët?
Çfarë bëri për të ndryshuar?
Lexoni Eklisiastiun 7:16 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë duhet të mbajmë parasysh kur na vjen të flasim keq për dikë?
Lexoni Eklisiastiun 7:21, 22 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si të ndihmojnë këto vargje të mos e ekzagjerosh kur dikush flet keq për ty?
-