-
Kush është Perëndia?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
1. Cili është emri i Perëndisë dhe nga e kuptojmë se Ai dëshiron ta dimë emrin e tij?
Në Bibël Perëndia prezantohet me emër. Ai thotë: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.» (Lexo Isainë 42:5, 8.) «Jehova» është përkthimi i një emri hebraik, që mendohet se ka kuptimin «Ai shkakton të bëhet». Jehovai dëshiron që ta dimë emrin e tij. (Eksodi 3:15) Pse jemi të sigurt për këtë? Ai është siguruar që emri i tij të përmendet mbi 7.000 herë në Bibël.a Po, ka vetëm një ‘Perëndi të vërtetë lart në qiej dhe poshtë në tokë’, dhe emri i tij është Jehova.—Ligji i përtërirë 4:39.
-
-
Si ta adhurojmë Perëndinë siç i pëlqen atij?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
2. Si duhet ta adhurojmë Jehovain?
Si Krijuesi ynë, Jehovai meriton t’i përkushtohemi vetëm atij. (Zbulesa 4:11) Kjo do të thotë ta duam Jehovain e të adhurojmë vetëm atë, pa përdorur idhuj, shëmbëlltyra ose ikona.—Lexo Isainë 42:8.
Adhurimi që i bëjmë Jehovait duhet të jetë «i shenjtë dhe i pranueshëm» për të. (Romakëve 12:1) Pra duhet të jetojmë sipas normave të tij morale. Për shembull, kush e do Jehovain, i ka për zemër dhe u bindet standardeve që Ai ka vendosur për martesën. Po ashtu, shmang veset e dëmshme, si pirjen e duhanit dhe abuzimin me drogat dhe alkoolin.a
-