-
«Thërritni njëzëri me gëzim!»Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
7. Ç’ndikim ka pasur mbi emrin e Jehovait robëria e popullit të tij?
7 Gjendja e robëruar e popullit të Jehovait ndikon në emrin e Tij, siç tregon profecia: «‘Tani, ç’interes kam unë këtu?—është shprehja e Jehovait.—Sepse popullin tim e morën për asgjë. Ata që sundonin mbi të ulërinin,—është shprehja e Jehovait,—dhe vazhdimisht, gjatë gjithë ditës, emri im trajtohej pa respekt. Për këtë arsye, populli im do ta njohë emrin tim, po, për këtë arsye në atë ditë, sepse unë jam Ai që flet. Ja, unë jam.’» (Isaia 52:5, 6) Çfarë interesi ka Jehovai në këtë situatë? Pse merakoset ai që Izraeli është skllavëruar në Babiloni? Jehovai duhet të veprojë pasi Babilonia ka marrë popullin e tij rob dhe ka bërtitur në shenjë fitoreje. Një mburrje e tillë e ka çuar Babiloninë deri aty sa të trajtojë emrin e Jehovait pa respekt. (Ezekieli 36:20, 21) Ajo nuk e ka kuptuar që gjendja e shkretë e Jerusalemit është pasojë e pakënaqësisë së Jehovait ndaj popullit të tij. Në vend të kësaj, Babilonia e ka quajtur skllavërimin e judenjve si dëshmi të dobësisë së Perëndisë së tyre. Madje, bashkëregjenti babilonas, Belshazari, e vë në lojë Jehovain, duke përdorur enët e tempullit të Tij gjatë një feste për nder të perëndive babilonase.—Danieli 5:1-4.
-
-
«Thërritni njëzëri me gëzim!»Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
9, 10. Cilën kuptueshmëri më të thellë, lidhur me standardet dhe emrin e Jehovait, ka fituar në kohët moderne populli me të cilin Perëndia ka bërë një besëlidhje?
9 Kur Kiri më i Madh, Jezu Krishti, çliroi nga robëria e Babilonisë së Madhe, në vitin 1919, popullin me të cilin Perëndia kishte bërë një besëlidhje, ky i fundit fitoi një kuptueshmëri më të mirë për kërkesat e Jehovait. Ai ishte pastruar tashmë nga shumë mësime të të ashtuquajturit krishterim, të cilat i kanë rrënjët në paganizmin e parakrishterimit të tilla, si: Triniteti, pavdekshmëria e shpirtit dhe mundimi i përjetshëm në një ferr të zjarrtë. Tani, ai filloi të çlirohej nga çdo gjurmë e ndikimit babilonas. Veç kësaj, kuptoi rëndësinë e mbajtjes së një asnjanësie të plotë lidhur me çështjet e kësaj bote. Dëshironte, madje, të pastrohej nga çdo faj gjaku në të cilin mund të kishin rënë disa.
10 Shërbëtorët e Perëndisë në kohët tona fituan, gjithashtu, një kuptueshmëri më të plotë për rëndësinë e emrit të Jehovait. Në vitin 1931, ata morën emrin Dëshmitarë të Jehovait, duke shpallur kështu publikisht se e mbështetnin Jehovain dhe emrin e tij. Veç kësaj, nëpërmjet botimit të Përkthimit Bota e Re, që nga viti 1950, Dëshmitarët e Jehovait e kanë rivendosur emrin hyjnor në vendin që i takon në Bibël. Po, ata e kanë çmuar emrin e Jehovait dhe po e bëjnë atë të njohur deri në skajet e tokës.
-