-
«Perëndia është dashuri»Kulla e Rojës—2003 | 1 Korrik
-
-
16. Kur Jehovai na i fal mëkatet, pse mund të jemi të sigurt se më pas na sheh si të pastër?
16 A je përpjekur ndonjëherë të heqësh një njollë nga ndonjë veshje me ngjyrë të çelur? Ndoshta, edhe pse ke bërë çmos, njolla dukej ende. Vër re si e përshkruan Jehovai aftësinë e tij për të falur: «Edhe sikur mëkatet tuaja të jenë si e kuqe e ndezur, ato do të bëhen të bardha si bora; edhe sikur të jenë të kuqe si stof kërmëzi, do të bëhen si leshi.»a (Isaia 1:18, BR) «Kërmëzi» ishte një ngjyrë e kuqe e errët, nga më të fortat, që përdorej për të ngjyer materiale. Vetëm me përpjekjet tona s’e heqim dot kurrë njollën e mëkatit. Por Jehovai mund t’i marrë mëkatet që janë si ngjyra e kuqe e ndezur ose si kërmëz dhe t’i bëjë të bardha si bora ose si leshi i palyer. Kur Jehovai na i fal mëkatet, nuk duhet të mendojmë se do ta mbajmë për gjithë jetën njollën e këtyre mëkateve.
-
-
«Perëndia është dashuri»Kulla e Rojës—2003 | 1 Korrik
-
-
a Një studiues thotë se ngjyra e kuqe e ndezur «ishte një ngjyrë që nuk zbehej ose nuk dilte. As vesa, as shiu, as larja, as përdorimi i zgjatur nuk mund ta hiqte».
-