MËSIMI 33
Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?
Mbretëria e Perëndisë tashmë ka filluar të qeverisë. Së shpejti, ajo do të sjellë ndryshime të mëdha në tokë. Le të shohim disa prej gjërave që mezi presim të ndodhin.
1. Si do të sjellë Mbretëria e Perëndisë paqe dhe drejtësi në tokë?
Jezui, Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, do të shkatërrojë njerëzit e ligj dhe të gjitha qeveritë në luftën e Armagedonit. (Zbulesa 16:14, 16) Në atë kohë do të përmbushet plotësisht ky premtim i Biblës: «Edhe pak dhe të ligjtë nuk do të jenë më.» (Psalmi 37:10) Me anë të Mbretërisë, Jezui do të marrë masa që në gjithë tokën të ketë paqe dhe drejtësi.—Lexo Isainë 11:4.
2. Si do të jetë jeta kur në tokë të bëhet vullneti i Perëndisë?
Nën qeverisjen e Mbretërisë së Perëndisë «të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të». (Psalmi 37:29) Imagjino të jetosh në një botë me njerëz të drejtë, ku të gjithë e duan Jehovain dhe njëri-tjetrin. Askush nuk do të sëmuret, dhe të gjithë do të jetojnë përgjithmonë.
3. Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë pasi të shkatërrohen të ligjtë?
Pasi të shkatërrohen të ligjtë, Jezui do të mbretërojë për 1.000 vjet. Gjatë asaj kohe, ai dhe 144.000 të mirosurit që do të mbretërojnë me të, do t’i ndihmojnë njerëzit të bëhen të përsosur. Pas kësaj periudhe, toka do të kthehet në një parajsë të bukur dhe njerëzit do të jenë të lumtur ngaqë u binden ligjeve të Jehovait. Më pas, Jezui do t’ia dorëzojë Mbretërinë Atit të tij, Jehovait. ‘Emri i Jehovait do të shenjtërohet’ si kurrë më parë. (Mateu 6:9, 10) Në atë kohë, do të jetë bërë e qartë se Jehovai është një Sovran i mirë që kujdeset për nënshtetasit e tij. Pastaj Ai do të shkatërrojë Satanain, demonët dhe çdokënd që zgjedh të rebelohet kundër tij. (Zbulesa 20:7-10) Kushtet e përsosura që do të sjellë Mbretëria e Perëndisë do të zgjasin përgjithmonë.
SHQYRTO MË TEJ
Shqyrto pse mund të jemi të sigurt se, me anë të Mbretërisë së tij, Perëndia do t’i përmbushë të gjitha premtimet e Biblës për të ardhmen.
4. Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund qeverive të krijuara nga njerëzit
«Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.» (Eklisiastiu 8:9) Kjo është një padrejtësi, së cilës Jehovai do t’i japë fund me anë të Mbretërisë së tij.
Lexoni Danielin 2:44 dhe 2 Selanikasve 1:6-8 e më pas diskutoni për këto pyetje:
Çfarë do të bëjnë Jehovai dhe Biri i tij, Jezui, me qeveritë e krijuara nga njerëzit e me mbështetësit e tyre?
Nga sa ke mësuar, pse je i sigurt se Jehovai dhe Jezui do të veprojnë me drejtësi?
5. Jezui është Mbreti ideal
Si Mbret i kësaj Mbretërie, Jezui do t’i ndihmojë njerëzit në shumë mënyra. Shihni VIDEON për të kuptuar si e ka treguar Jezui se përveç dëshirës, ka edhe fuqinë që i ka dhënë Perëndia për të ndihmuar njerëzit.
Gjërat që tha e bëri Jezui kur ishte në tokë, na japin një ide paraprake të asaj që do të bëjë Mbretëria në të ardhmen. Cilat nga premtimet e renditura këtu mezi pret të plotësohen? Lexoni shkrimet që lidhen me këto premtime.
KUR ISHTE NË TOKË, JEZUI . . . |
NGA QIELLI, JEZUI . . . |
---|---|
|
|
|
|
|
|
|
|
6. Mbretëria e Perëndisë do të na sigurojë një të ardhme të mrekullueshme
Mbretëria do të plotësojë qëllimin që kishte në fillim Jehovai për njerëzit. Ata do të jetojnë përgjithmonë në një tokë parajsore. Shihni VIDEON dhe vëreni se si po e përmbush Jehovai qëllimin e tij me anë të Jezuit, Birit të tij.
Lexoni Psalmin 145:16 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si ndihesh kur mendon se Jehovai ‘do të plotësojë dëshirën e çdo krijese’?
DISA THONË: «Të gjithë së bashku mund t’i zgjidhim problemet e botës.»
Cilat probleme që nuk i zgjidhin dot qeveritë e njerëzve, do t’i zgjidhë Mbretëria e Perëndisë?
PËRMBLEDHJE
Mbretëria e Perëndisë do ta arrijë qëllimin e saj. Ajo do ta shndërrojë tokën në një parajsë globale plot me njerëz të mirë, që do ta adhurojnë Jehovain përgjithmonë.
Si do të përgjigjeshe?
Si do ta shenjtërojë Mbretëria e Perëndisë emrin e Jehovait?
Pse mund të jemi të sigurt se Mbretëria e Perëndisë do t’i plotësojë premtimet e Biblës?
Nga të gjitha gjërat që do të bëjë Mbretëria, cilat mezi pret të realizohen?
EKSPLORO
Zbulo çfarë është Armagedoni.
Shqyrto ngjarjet që do të ndodhin gjatë periudhës që Jezui e quajti ‘shtrëngimi i madh’.—Mateu 24:21.
Shiko se si familjet mund ta përfytyrojnë të ardhmen e tyre në një tokë të kthyer në parajsë.
Në historinë me titull «Më ziente koka nga pyetje të shumta», mëso se si një burrë i pakënaqur nga sistemi politik gjeti zgjidhjen që po kërkonte