-
KushiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Ndonëse në Arabi kishte kushitë, në Bibël emri «Kushi» në shumicën e rasteve është e qartë se përdoret për një rajon të Afrikës dhe, aty ku kjo lidhje është e dukshme, përkthyesit e përkthejnë «Kushin» si «Etiopi». Zakonisht përmendet bashkë me Egjiptin (Is 20:3-5; 43:3; Jr 46:7-9) dhe me Libinë. (2Kr 12:2, 3; Dn 11:43; Na 3:9) Tek Isaia 11:11 lexojmë emrat e lashtë gjeografikë të rajoneve të ndryshme në jug të deltës së Nilit: «Egjipti» (ose «Mizraimi», këtu Egjipti i Poshtëm), «Patrosi» (Egjipti i Sipërm) dhe «Kushi» (Nubi-Etiopia). Ezekieli 29:10 flet për shkretimin e Egjiptit «nga Migdoli deri në Sienë, madje, deri në kufi me Etiopinë [Kushin, shën., NW]». Pra, duket që Kushi ose Etiopia e lashtë gjendej përtej Sienës (Asuanit të sotëm) dhe, sipas dëshmive arkeologjike, shtrihej në jug ndoshta deri te Hartumi i kohës sonë. Kështu Kushi përfshinte kryesisht gjysmën veriore të Sudanit të sotëm dhe pjesën më jugore të Egjiptit të ditëve tona. ‘Lumenjtë e Etiopisë [Kushit]’ mendohet të kenë qenë Nili i Kaltër e Nili i Bardhë, të cilët bashkohen në Hartum, si dhe Atbara, që bashkohet me Nilin në jug të ujëvarës së pestë.—So 3:10.
-
-
Egjipti, egjiptianëtGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Përtej ujëvarës së parë gjendej Etiopia e lashtë. Për këtë arsye thuhej se Egjipti shtrihej «nga Migdoli [me sa duket një vend në verilindje të Egjiptit] deri në Sienë, madje, deri në kufi me Etiopinë». (Ezk 29:10) Ndonëse termi hebraik Micrájim përdoret rregullisht për gjithë vendin e Egjiptit, shumë studiues besojnë se në disa raste ky term tregon Egjiptin e Poshtëm, ndoshta edhe Egjiptin e Mesëm; ndërsa Egjipti i Sipërm njihej me termin «Patros». Përshkrimi i ‘Egjiptit [Mizraimit], Patrosit dhe Kushit’ tek Isaia 11:11 përputhet me një radhitje të ngjashme gjeografike në një mbishkrim të mbretit asirian Esar-Hadonit, i cili përfshin në perandorinë e tij viset e ‘Musurit, Paturisit dhe Kusit’.—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 290.
-