EGLATH-SHELISHIJAHU
[ka të ngjarë: Eglathi i tretë].
Term i përdorur nga Isaia (15:5) dhe Jeremia (48:34) kur shpallën gjykimin kundër Moabit; me sa duket bëhej fjalë për një vend në Moab. Disa mendojnë se ekzistonin tri qyteza me të njëjtin emër pranë njëra-tjetrës dhe se në këtë rast fjalët e profetëve i drejtoheshin qytezës së tretë («Eglathi i tretë», AT). Asnjëherë nuk është përcaktuar me saktësi vendndodhja e tyre.
Megjithatë, shumë studiues janë të mendimit se shprehja hebraike (ʽeĝláth shelishijáh) nuk duhet transliteruar si emër i përveçëm. Ata e konsiderojnë si shprehje simbolike që do të përkthehej «mëshqerrë trevjeçare». (Dio, JP; shih KJ, Ro.) Nëse është kështu, profetët ndoshta po e krahasonin Moabin e mposhtur me një mëshqerrë të rritur e të fortë, por që nxjerr veç «klithma» të përvajshme.