-
Të besojmë në udhëheqjen dhe mbrojtjen e JehovaitProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Lufta kundër Ashdodit
5. Cili ishte një sundimtar i fuqishëm asirian në kohën e Isaisë dhe si u vërtetua tregimi i Biblës për të?
5 Në kohën e Isaisë perandoria asiriane arriti një nivel fuqie të paparë nën sundimin e mbretit Sargon.a Për shumë vjet, kritikët e vunë në dyshim ekzistencën e këtij sundimtari, pasi nuk dinin të flitej për të në ndonjë nga burimet jobiblike. Megjithatë, më vonë, arkeologët zbuluan rrënojat e pallatit të Sargonit dhe kjo vërtetoi tregimin e Biblës.
6, 7. (a) Ndoshta për cilat arsye urdhëron Sargoni që të sulmohet Ashdodi? (b) Si ndikon rënia e Ashdodit te fqinjët e Filistesë?
6 Isaia përshkruan shkurtimisht një nga fushatat ushtarake të Sargonit: «Tartani erdhi në Ashdod kur e dërgoi Sargoni, mbreti i Asirisë dhe luftoi kundër Ashdodit dhe e nënshtroi.» (Isaia 20:1)b Përse Sargoni urdhëron të sulmohet qyteti filiste i Ashdodit? Pikësëpari, sepse Filisteja është aleate e Egjiptit dhe Ashdodi, vendndodhja e njërit prej tempujve të Dagonit, gjendet në rrugën përgjatë bregut të detit që fillon nga Egjipti dhe vazhdon përmes Palestinës. Pra, ky qytet gjendet në një pozitë strategjike. Pushtimi i tij mund të konsiderohet si një hap paraprak drejt pushtimit të Egjiptit. Veç kësaj, në analet asiriane raportohet se Atsuri, mbreti i Ashdodit, po komplotonte kundër Asirisë. Prandaj, Sargoni e rrëzon mbretin rebel dhe vë në fron vëllanë më të vogël të mbretit, Ahimitin. Prapëseprapë kjo nuk e zgjidh problemin. Një tjetër revoltë shpërthen dhe kësaj radhe Sargoni vepron më energjikisht. Ai urdhëron të sulmohet Ashdodi, i cili rrethohet dhe pushtohet. Ka të ngjarë që Isaia 20:1 t’i referohet kësaj ngjarjeje.
7 Rënia e Ashdodit përbën një kërcënim për fqinjët e tij dhe sidomos për Judën. Jehovai e di që populli i tij është i prirur të kërkojë ndihmë nga «një krah prej mishi», si Egjipti ose Etiopia në jug të tij. Për këtë arsye, ai e cakton Isainë të interpretojë si në një dramë një paralajmërim të frikshëm.—2 Kronikave 32:7, 8, Dio.
-