-
Një profeci mesianike—Cedri madhështorJehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
5. Njerëzit e bindur do të banojnë të sigurt nën mbretërimin e Jezuit
-
-
«Do të caktoj një bari të vetëm»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
10 Përmbushja. Jehovai ‘e këputi’ ose e hoqi Birin e tij, Jezu Krishtin, nga linja mbretërore e Davidit (‘cedri i lartë’) dhe e mbolli në Sionin qiellor (‘një mal i lartë e madhështor’). (Psal. 2:6; Jer. 23:5; Zbul. 14:1) Kështu, edhe pse armiqtë e konsideronin Jezuin si «më të përvuajturin [ose më të parëndësishmin] e njerëzve», Jehovai e lartësoi duke i dhënë «fronin e Davidit, të atit». (Dan. 4:17; Luka 1:32, 33) Si një cedër madhështor, Mbreti mesianik, Jezu Krishti, do të qeverisë nga qielli mbi mbarë tokën dhe do t’u sjellë bekime të gjithë nënshtetasve. Nën mbretërimin e tij, njerëzit e bindur ‘do të jetojnë të sigurt, pa frikë në zemër se mos u ndodh ndonjë e keqe’. (Prov. 1:33) As që diskutohet se Jezui është Mbreti që meriton besimin tonë!
-