-
«Mbreti i veriut» në kohën e funditKulla e Rojës 2020 (Për studim) | Maj
-
-
10. Si u plotësua Danieli 11:25b, 26?
10 Më tej Danieli paratha çfarë do t’i ndodhte Perandorisë Gjermane dhe ushtrisë që kishte mobilizuar. Profecia thoshte se mbreti i veriut «nuk do të qëndrojë». Pse? «Sepse kundër tij do të thurin intriga. Rrënimi do t’i vijë nga duart e atyre që hanë ushqimet e tij të zgjedhura.» (Dan. 11:25b, 26a) Në kohën e Danielit, ndër ata që hanin nga ‘ushqimet e zgjedhura të mbretit’, ishin funksionarët e lartë «në shërbim të mbretit». (Dan. 1:5) Për cilët e ka fjalën kjo profeci? Për funksionarët e lartë të Perandorisë Gjermane—ku përfshiheshin gjeneralët dhe këshilltarët ushtarakë të perandorit—që si përfundim çuan në rënien e monarkisë.e Profecia jo vetëm parathoshte rënien e perandorisë, por edhe tregonte si do të përfundonte lufta me mbretin e jugut. Ajo thoshte për mbretin e veriut: «Ushtria e tij do të zhduket dhe shumë veta do të bien të vrarë.» (Dan. 11:26b) Tamam siç ishte parathënë, në Luftën I Botërore, ushtria gjermane ‘u zhduk’ dhe shumë ‘ranë të vrarë’. Ajo ishte lufta më e përgjakshme në historinë botërore deri atëherë.
-
-
«Mbreti i veriut» në kohën e funditKulla e Rojës 2020 (Për studim) | Maj
-
-
e Ata e përshpejtuan rënien e perandorisë në shumë mënyra. Për shembull, nuk e mbështetën më kajzerin, zbuluan informacione sekrete për humbjet në luftë dhe e detyruan kajzerin të jepte dorëheqjen.
-