-
Jehovai zbulon gjërat që «do të ndodhin së shpejti»Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
-
-
9 Shërbëtorët e Jehovait kanë kërkuar prej kohësh të kuptojnë domethënien simbolike të pjesës së poshtme të këmbëve të shëmbëlltyrës. Danieli 2:41 e përshkruan përzierjen prej hekuri dhe argjile si një ‘mbretëri’ e jo si shumë mbretëri. Prandaj, argjila përfaqëson elementet brenda fuqisë botërore anglo-amerikane, të cilat e bëjnë më të dobët se hekuri i papërzier i Perandorisë Romake. Argjila u referohet ‘pasardhësve të njerëzve’ ose njerëzve të thjeshtë. (Dan. 2:43) Në fuqinë botërore anglo-amerikane njerëzit janë ngritur për të kërkuar të drejtat e tyre nëpërmjet fushatave për të drejtat e njeriut, sindikatave dhe lëvizjeve për pavarësi. Njerëzit e thjeshtë ia minojnë fuqisë botërore anglo-amerikane aftësinë për të vepruar me forcë të hekurt. Gjithashtu, ideologjitë e kundërta dhe rezultatet e ngushta elektorale që nuk përfundojnë me një shumicë dërrmuese votash, ua kanë dobësuar bazën e pushtetit madje edhe udhëheqësve me popullaritet. Për këtë arsye nuk kanë autoritet të plotë për të zbatuar politikat e tyre. Danieli paratha: «Mbretëria do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë.»—Dan. 2:42; 2 Tim. 3:1-3.
-
-
Jehovai zbulon gjërat që «do të ndodhin së shpejti»Kulla e Rojës—2012 | 15 Qershor
-
-
11 A ka ndonjë kuptim të veçantë numri i gishtave të këmbëve të shëmbëlltyrës? Mendoni këtë: në vegimet e tjera, Danieli përmend numra specifikë, si për shembull numrin e brirëve në kokat e bishave të ndryshme. Këta numra kanë domethënie. Megjithatë, kur përshkruan shëmbëlltyrën, Danieli nuk e përmend numrin e gishtave të këmbëve. Prandaj, ky numër duket se nuk ka ndonjë domethënie të veçantë, ashtu siç nuk ka domethënie numri i krahëve, i duarve, i gishtave të duarve dhe i këmbëve që kishte shëmbëlltyra. Danieli përmend në mënyrë specifike se gishtat e këmbëve do të ishin prej hekuri dhe argjile. Nga përshkrimi i tij mund të nxjerrim përfundimin se, kur ‘guri’ që përfaqëson Mbretërinë e Perëndisë të godasë pjesën e poshtme të këmbëve të shëmbëlltyrës, fuqia botërore anglo-amerikane do të jetë pikërisht fuqia politike mbizotëruese.—Dan. 2:45.
-