-
BetheliGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Në fundin e shekullit të 9-të dhe në mesin e shekullit të 8-të, profetët Amos dhe Hozea shpallën dënimin e Perëndisë për korruptimin fetar me qendër në Bethel. Edhe pse Hozea e përmendi si vend të mirëfilltë Bethelin (që do të thotë «shtëpi e Perëndisë») vetëm kur kujtoi se si Perëndia iu shfaq atje Jakobit besnik (Ho 12:4), me sa duket përdori emrin «Beth-Aven», që do të thotë «shtëpi e dëmit (diçkaje të dëmshme)», për të përshkruar atë qytet dhe ndikimin e praktikave të tij të rreme fetare. (Ho 4:15; 5:8) Ai paralajmëroi se Izraeli idhujtar do të mbante zi për viçin-idhull të Beth-Avenit që i shërbenin priftërinjtë e perëndisë së huaj, se vendet e larta do të shkatërroheshin dhe se altarët e tij do të mbuloheshin me gjemba e gjembaçë. Ndërkohë, njerëzit që i priste mërgimi në Asiri, do t’u thërritnin maleve: «Na mbuloni!» dhe kodrave: «Bini mbi ne!» (Ho 10:5-8; krahaso Lu 23:30; Zb 6:16.) Po ashtu, profeti Amos tregoi se, pavarësisht sa të shumta ishin flijimet e popullit në altarët e Bethelit, pelegrinazhet e tyre atje si besimtarë të përshpirtshëm s’ishin gjë tjetër veçse shkelje, dhe paralajmëroi se kundër tyre do të ndizej e s’do të shuhej zemërimi i zjarrtë i Jehovait. (Am 3:14; 4:4; 5:5, 6) Prifti apostat Amaziah, që vlonte nga inati ngaqë Amosi profetizonte tamam në Bethel, e akuzoi se nxiste kryengritje. Pastaj e urdhëroi të kthehej e të profetizonte në Judë, prej nga kish ardhur, ‘por të mos profetizonte më në Bethel, sepse ishte shenjtërorja e mbretit dhe selia mbretërore’.—Am 7:10-13.
-
-
GilgaliGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Në periudha të mëvonshme, ky qytet (a mbase nr. 1) me sa duket u bë qendër e adhurimit të rremë. (Ho 4:15; 9:15; 12:11) Ndërsa profetizonte se mbretëria veriore do të çohej në mërgim, Jehovai u tha me përbuzje nëpërmjet profetit Amos izraelitëve të pandreqshëm ‘të kryenin edhe më shumë shkelje’ në Gilgal, duke parathënë se edhe banorët e tij do të çoheshin në mërgim.—Am 4:4; 5:5.
-