HALAHU
Vend ku monarkët asirianë çonin robërit izraelitë. (2Mb 17:6; 18:11; 1Kr 5:26) Disa studiues besojnë se tek Abdia 20, shprehja «të mërguarit e [«kësaj ushtrie», Dio] këtij ledhi mbrojtës» (BR), ndoshta duhet lexuar «të mërguarit në Halah». Ndonëse janë sugjeruar disa variante të mundshme, vendndodhja e saktë e Halahut nuk dihet. Disa e lidhin me Hallahun e përmendur në tekstet akadiane.