-
Mësoi nga gabimet e vetaKulla e Rojës—2009 | 1 Janar
-
-
Po prit pak! Diçka po lëvizte aty pranë, një siluetë gjigante dhe e errët, një qenie e gjallë. Ajo u afrua më tepër dhe e piketoi. Një gojë e madhe u hap dhe e gëlltiti Jonain.
Ky duhet të jetë fundi. Megjithatë, Jonai ndjeu diçka mahnitëse. Ishte ende gjallë! As u copëtua, as u tret dhe as u mbyt. Jo, ende merrte frymë, ndonëse ndodhej në vendin që me të drejtë duhej të ishte varri i tij. Pak nga pak, ai u mbush plot me nderim të thellë. Pa dyshim, ishte Perëndia i tij, Jehovai që «bëri që një peshk i madh ta gëlltiste Jonain».c—Jonai 1:17.
Kaluan minuta, pastaj orë. Atje, në errësirën më të thellë që kishte përjetuar ndonjëherë, Jonai mblodhi mendimet dhe iu lut Perëndisë Jehova. Lutja e tij, e dokumentuar fjalë për fjalë në kapitullin e dytë të librit të Jonait, na tregon shumë. Ajo tregon se Jonai i njihte mirë Shkrimet, pasi shpeshherë u referohet Psalmeve. Tregon edhe një cilësi që të bën për vete: mirënjohjen. Jonai e mbylli kështu lutjen: «Unë do të të bëj flijime dhe me zërin tim do të të bëj falënderime. Zotimin që kam marrë, do ta mbaj. Shpëtimi i takon Jehovait.»—Jonai 2:9.
Jonai mësoi se Jehovai mund t’i sjellë shpëtimin kujtdo, kudo dhe kurdo. Edhe atje, «në barkun e peshkut», Jehovai e gjeti dhe e shpëtoi nga telashet shërbëtorin e tij. (Jonai 1:17) Vetëm Jehovai mund ta mbante gjallë e shëndoshë e mirë një njeri për tri ditë e tri net në barkun e një peshku të madh. Është mirë që sot të mbajmë mend se Jehovai është ‘Perëndia në dorë të të cilit është fryma jonë’. (Danieli 5:23) I detyrojmë atij edhe ajrin që thithim, vetë ekzistencën tonë. A jemi mirënjohës për këtë? A nuk i detyrojmë edhe bindjen tonë?
Po me Jonain, ç’ndodhi? A mësoi t’i shfaqte mirënjohjen Jehovait me anë të bindjes? Po, mësoi. Pas tri ditësh e tri netësh, peshku e çoi Jonain në breg dhe ‘e volli në tokë të thatë’. (Jonai 2:10) Mendoni: në fund fare, Jonait nuk iu desh as të notonte deri në breg! Natyrisht, duhej të gjente rrugën për të ikur nga ai breg, kudo që të ishte. Por, s’kaloi shumë dhe fryma e mirënjohjes iu vu në provë. Te Jonai 3:1, 2 thuhet: «Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua për herë të dytë Jonait: ‘Ngrihu, shko në Ninevi, në qytetin e madh, dhe shpall atje këtë që po të them.’» Ç’do të bënte Jonai?
-
-
Mësoi nga gabimet e vetaKulla e Rojës—2009 | 1 Janar
-
-
c Kur u përkthye në greqisht, fjala hebraike për «peshk» u la «përbindësh deti» ose «peshk i madh». Ndonëse nuk ka ndonjë mënyrë për të përcaktuar me saktësi ç’lloj krijese detare ishte, është vërejtur se në Mesdhe ka peshkaqenë të mëdhenj sa mund ta gëlltitin një njeri të tërin. Në vende të tjera ka peshkaqenë shumë më të mëdhenj; peshkaqeni-balenë mund të arrijë gjatësinë 15 metra e ndoshta më tepër!
-
-
Mësoi nga gabimet e vetaKulla e Rojës—2009 | 1 Janar
-
-
Edhe pa ndërhyrjen e Perëndisë, nganjëherë ndodhin gjëra të mahnitshme. Për shembull, thuhet se në vitin 1758, një marinar ra nga anija në Detin Mesdhe dhe e gëlltiti një peshkaqen. Por peshkaqenin e goditën me gjyle dhe ai e volli përsëri marinarin, që e nxorën nga deti shëndoshë e mirë dhe fare pak të dëmtuar. Nëse kjo është e vërtetë, historinë mund ta quajmë të jashtëzakonshme, madje mahnitëse, por jo një mrekulli. A s’mund ta përdorë Perëndia fuqinë e vet për të bërë shumë më tepër se kaq?
Gjithashtu, mosbesuesit ngulin këmbë se asnjë njeri s’jeton dot brenda një peshku për tri ditë pa u asfiksuar. Por njerëzit janë treguar aq të zgjuar sa të gjejnë si t’i mbushin bombolat me ajër të kompresuar dhe t’i përdorin për të marrë frymë nën ujë për periudha të gjata. A s’mund ta përdorte Perëndia fuqinë dhe mençurinë e tij shumë më të madhe për ta mbajtur gjallë Jonain për tri ditë? Siç i tha një herë një engjëll Marisë, nënës së Jezuit, «me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme».—Luka 1:37, Diodati i Ri.
-