-
Ai mësoi mëshirënImitoni besimin e tyre
-
-
8 Edhe mbreti u pendua kur dëgjoi shpalljen e Jonait. Plot frikë Perëndie u çua nga froni, hoqi petkun mbretëror luksoz, u vesh njësoj si populli dhe madje «u ul në hi». Me ‘zyrtarët e lartë’ ose fisnikët e tij, ai nxori një dekret që e zyrtarizonte agjërimin e nisur nga populli. Ai urdhëroi që të gjithë të vishnin copë thesi, madje edhe kafshët shtëpiake.b Mbreti pranoi me përulësi se populli i tij ishte fajtor për ligësi e dhunë. Shpresonte që Perëndia i vërtetë të shfaqte mëshirë kur të shihte pendimin e tyre, prandaj mbreti tha: «Mbase Perëndia i vërtetë e kthen mbrapsht . . . zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu nuk vdesim.»—Jon. 3:6-9.
-
-
Ai mësoi mëshirënImitoni besimin e tyre
-
-
b Kjo hollësi mund të duket e çuditshme, por nuk ishte e padëgjuar në kohët e lashta. Historiani grek, Herodoti, shkroi se persët e lashtë e shprehën pikëllimin për vdekjen e një gjenerali të famshëm duke përfshirë edhe bagëtinë në zakonet e mbajtjes së zisë.
-