-
Ai qëndroi besnik në sprovaKulla e Rojës—2010 | 1 Janar
-
-
Besnik kur duhej ndrequr
S’kaloi shumë nga ato ditë plot aktivitete kur Jezui mori apostujt e disa dishepuj dhe u nisën për një udhëtim të gjatë e të vështirë drejt veriut. Maja kësulëbardhë e malit Hermon në skajin më verior të Tokës së Premtuar, nganjëherë shquhej që nga ujërat e kaltra të detit të Galilesë. Silueta e malit sa vinte e lartohej, teksa grupi afrohej duke ndjekur të përpjetën drejt fshatrave afër Cezaresë së Filipit.c Në këtë sfond të këndshëm, ku syri të rrokte një pjesë të mirë të viseve jugore të Tokës së Premtuar, Jezui u bëri një pyetje të rëndësishme ithtarëve të tij.
«Çfarë thonë turmat: kush jam unë?»,—donte të dinte ai. Të përfytyrojmë Pjetrin tek sheh sytë depërtues të Jezuit dhe ndien sërish sa i mirë është Zotëria i tij dhe sa qartë duket zgjuarsia e tij e jashtëzakonshme. Jezui interesohej se çfarë përfundimi po nxirrnin njerëzit nga çka shihnin e dëgjonin. Dishepujt e Jezuit iu përgjigjën pyetjes duke përsëritur disa nga idetë e gabuara që qarkullonin për identitetin e Jezuit. Por Jezui donte të dinte më shumë. A po bënin të njëjtin gabim edhe ithtarët e tij më të ngushtë? «Po ju ç’thoni: kush jam unë?»—i pyeti.—Luka 9:18-22.
-
-
Ai qëndroi besnik në sprovaKulla e Rojës—2010 | 1 Janar
-
-
c Që nga brigjet e detit të Galilesë, ai udhëtim prej 48 kilometrash e çoi grupin nga afro 210 metra nën nivelin e detit në një lartësi afro 350 metra mbi nivelin e detit, teksa përshkonte vise plot bukuri.
-