-
Kur Jezui të vijë në lavdinë e MbretërisëKulla e Rojës—1997 | 15 Maj
-
-
3, 4. (a) Çfarë tha Jezui gjashtë ditë para shpërfytyrimit? (b) Përshkruaj atë që ndodhi gjatë shpërfytyrimit.
3 Gjashtë ditë para shpërfytyrimit, Jezui u tha ithtarëve të tij: «Biri i njeriut është i destinuar të vijë në lavdinë e Atit të tij me engjëjt e tij dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas sjelljes së tij.» Këto fjalë do të përmbushen në «përfundim të sistemit të gjërave». Më tej, Jezui pohoi: «Vërtet po ju them se ka disa prej atyre që qëndrojnë këtu që nuk do ta shijojnë fare vdekjen, përpara se të kenë parë Birin e njeriut të vijë në mbretërinë e tij.» (Mateu 16:27, 28; 24:3; 25:31-34, 41; Danieli 12:4) Shpërfytyrimi ndodhi në përmbushje të këtyre fjalëve të fundit.
-
-
Kur Jezui të vijë në lavdinë e MbretërisëKulla e Rojës—1997 | 15 Maj
-
-
5. Çfarë ndikimi pati shpërfytyrimi mbi apostullin Pjetër?
5 Apostulli Pjetër e kishte identifikuar tashmë Jezuin, si «Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë». (Mateu 16:16, BR) Fjalët e Jehovait prej qiellit e vërtetuan atë identifikim dhe vizioni i Jezuit të shpërfytyruar ishte një shembull i vogël i parakohshëm i ardhjes së Krishtit në fuqinë dhe në lavdinë e Mbretërisë, për të gjykuar më në fund njerëzimin. Më shumë se 30 vjet pas shpërfytyrimit, Pjetri shkroi: «Sepse fuqinë dhe praninë e Zotërisë tonë, Jezu Krisht, nuk jua bëmë të njohur, duke ndjekur tregime të rreme të sajuara me mjeshtëri, por duke qenë dëshmitarë okularë të madhështisë së tij. Sepse ai mori prej Perëndisë Atit nder dhe lavdi, kur fjalë të tilla si këto iu drejtuan nga lavdia e madhërishme: ‘Ky është biri im, i dashuri im, të cilin unë vetë e kam miratuar.’ Po, këto fjalë dëgjuam të drejtuara nga qielli, ndërsa ishim me të në malin e shenjtë.»—2. Pjetrit 1:16-18, BR; 1. Pjetrit 4:17.
-
-
Kur Jezui të vijë në lavdinë e MbretërisëKulla e Rojës—1997 | 15 Maj
-
-
7. (a) Kur filloi të përmbushej vizioni i shpërfytyrimit? (b) Kur i shpërbleu Jezui disa sipas sjelljes së tyre?
7 Që nga fillimi i «ditës së Zotërisë», në vitin 1914, shumë prej vizioneve të para nga Gjoni janë përmbushur. (Zbulesa 1:10, BR) Ç’të themi për ‘ardhjen [e Jezuit] në lavdinë e Atit të tij’, siç parafytyroi shpërfytyrimi? Ky vizion filloi të përmbushej me lindjen e Mbretërisë qiellore të Perëndisë, në vitin 1914. Kur Jezui, ngjashëm një ylli të mëngjesit, u ngrit në skenën universale si një Mbret që sapo ka marrë fronin, duke folur në mënyrë metaforike, kjo shënoi agimin e një dite të re. (2. Pjetrit 1:19; Zbulesa 11:15; 22:16) A i shpërbleu Jezui disa në atë kohë, sipas sjelljes së tyre? Po. Ekzistojnë dëshmi të forta, se pak pas kësaj, filloi ringjallja qiellore e të krishterëve të mirosur.—2. Timoteut 4:8; Zbulesa 14:13.
8. Cilat ngjarje do të karakterizojnë kulmin e përmbushjes së vizionit të shpërfytyrimit?
8 Megjithatë, së shpejti Jezui do të vijë «në lavdinë e tij dhe të gjithë engjëjt me të», me qëllim që të gjykojë mbarë njerëzimin. (Mateu 25:31, BR) Në atë kohë, ai do ta zbulojë veten me gjithë lavdinë e tij të madhërishme dhe do t’i japë «secilit» shpërblimin që meriton veprimi i tij apo i saj. Personat ngjashëm deleve do të trashëgojnë jetën e përhershme në Mbretërinë e përgatitur për ta, ndërsa ata ngjashëm cjepve do të shkojnë në «prerjen e përhershme». Sa përfundim i mrekullueshëm do të jetë ky, në përmbushje të vizionit të shpërfytyrimit!—Mateu 25:34, 41, 46, BR; Marku 8:38; 2. Selanikasve 1:6-10.
-
-
Kur Jezui të vijë në lavdinë e MbretërisëKulla e Rojës—1997 | 15 Maj
-
-
12. Në kontekstin e shpërfytyrimit, cilët janë të portretizuar nga Moisiu dhe Elija?
12 Cilët parafytyrojnë, pra, Moisiu dhe Elija në kontekstin e shpërfytyrimit? Luka thotë se ata u shfaqën me Jezuin «me lavdi». (Luka 9:31) Në mënyrë të qartë, ata parafytyrojnë të krishterët që janë mirosur me frymë të shenjtë si «bashkëtrashëgimtarë» me Jezuin dhe që do të marrin, si rrjedhojë, shpresën e mrekullueshme për të qenë «të lavdëruar bashkë» me të. (Romakëve 8:17) Të mirosurit e ringjallur do të jenë me Jezuin, kur ai të vijë në lavdinë e Atit të tij, për ‘të shpërblyer secilin sipas sjelljes së tij’.—Mateu 16:27.
-