-
Dy ilustrime për vreshtatJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Jezui vazhdon me një ilustrim tjetër, kësaj here për të treguar se problemi i krerëve fetarë nuk është vetëm neglizhenca për t’i shërbyer Perëndisë, por edhe që në thelb janë të ligj. Ilustrimi është ky: «Një njeri mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend për shtypësen e rrushit, ngriti një kullë, ua la me qira kultivuesve dhe udhëtoi në dhé të huaj. Kur erdhi stina e vjeljes së rrushit, dërgoi te kultivuesit një skllav që të merrte nga ata pjesën e vet të fryteve të vreshtit. Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen mbrapsht duarbosh. Ai u dërgoi një skllav tjetër, të cilin e goditën në kokë dhe e poshtëruan. Pastaj u dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Dërgoi edhe shumë të tjerë, mirëpo disa i rrahën e disa i vranë.»—Marku 12:1-5.
A e kuptojnë dëgjuesit ilustrimin? Ndoshta u kujtohen fjalët e profetit Isaia: «Vreshti i Jehovait të ushtrive është shtëpia e Izraelit; banorët e Judës janë plantacioni që kishte për zemër. Ai shpresonte që të gjykonin me drejtësi, por ja, kishte padrejtësi.» (Isaia 5:7) Edhe ilustrimi i Jezuit është i ngjashëm. I zoti i vreshtit është Jehovai, kurse vreshti është kombi i Izraelit që rrethohet dhe mbrohet nga Ligji i Perëndisë. Jehovai dërgoi profetë që ta udhëzonte popullin e ta ndihmonte të prodhonte fryte të mira.
-
-
Dy ilustrime për vreshtatJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Pa e kuptuar, po shpallin gjykim kundër vetes, meqë janë ndër ‘kultivuesit e vreshtit’ të Jehovait, pra të kombit të Izraelit. Fryti që Jehovai pret me të drejtë nga këta kultivues përfshin besimin te Biri i tij, Mesia. Atëherë, duke i parë drejt e në sy, Jezui u thotë: «A nuk e keni lexuar kurrë këtë shkrim: ‘Guri që ndërtuesit hodhën poshtë, u bë guri kryesor i qoshes. Këtë e bëri vetë Jehovai, dhe në sytë tanë është diçka e mrekullueshme.’» (Marku 12:10, 11) Pastaj, Jezui e bën të qartë pikën: «Prandaj po ju them se Mbretëria e Perëndisë do t’ju merret dhe do t’i jepet një kombi që prodhon frytet e saj.»—Mateu 21:43.
-