-
Mbretëria e Perëndisë po qeveris!Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
2. Çfarë ka ndodhur me kushtet botërore dhe me njerëzit që nga viti 1914?
Dishepujt e pyetën Jezuin: «Kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë sate dhe e përfundimit të sistemit?» (Mateu 24:3) Jezui u përgjigj duke parathënë shumë ngjarje që do të ndodhnin pasi të bëhej Mbret i Mbretërisë së Perëndisë në qiell. Disa prej tyre janë luftërat, mungesa e ushqimit dhe tërmetet. (Lexo Mateun 24:7.) Bibla paratha edhe se sjellja e njerëzve «në ditët e fundit» do ta bënte jetën ‘të vështirë për t’u përballuar’. (2 Timoteut 3:1-5) Të gjitha këto janë bërë edhe më të dukshme që nga viti 1914.
3. Pse bota është katandisur kaq keq pasi filloi të qeveriste Mbretëria e Perëndisë?
Fill pasi u bë Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, Jezui luftoi në qiell kundër Satanait dhe demonëve. Satanai e humbi luftën. Bibla tregon se «u hodh poshtë në tokë ai bashkë me engjëjt e tij». (Zbulesa 12:9, 10, 12) Satanai është i tërbuar, sepse e di që e pret shkatërrimi. Nga inati e ka mbushur botën me halle dhe vuajtje. Nuk është çudi që bota është katandisur si mos më keq! Megjithatë, Mbretëria e Perëndisë do të zgjidhë çdo problem.
-
-
Mbretëria e Perëndisë po qeveris!Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
5. Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914
Jezui paratha si do të ishte bota pasi të bëhej mbret. Lexoni Lukën 21:9-11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Cilat nga këto gjëra ke parë ose ke dëgjuar të ndodhin?
Apostulli Pavël përshkroi si do të bëheshin njerëzit në ditët e fundit të sundimit njerëzor. Lexoni 2 Timoteut 3:1-5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
A janë bërë kështu njerëzit sot?
6. Për çfarë duhet të na motivojë fakti që Mbretëria e Perëndisë po qeveris?
Lexoni Mateun 24:3, 14 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
Cili aktivitet i rëndësishëm tregon se Mbretëria e Perëndisë po qeveris?
Si mund të ndihmosh për të çuar përpara këtë aktivitet?
Mbretëria e Perëndisë po qeveris, dhe është te pragu dita kur do të marrë në dorë qeverisjen e tokës. Lexoni Hebrenjve 10:24, 25 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Çfarë duhet të bëjë gjithsecili prej nesh ndërsa ‘sheh se dita po afrohet’?
-