-
Një mësim për vigjilencën nga ilustrimi për virgjëreshatJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Jezui po i përgjigjet pyetjes së apostujve për shenjën e pranisë së tij dhe të përfundimit të sistemit. Tani u jep një paralajmërim të mençur me anë të një ilustrimi, zbatimin e të cilit do ta shohin ata që do të jetojnë gjatë pranisë së tij.
Ja si e nis Jezui ilustrimin: «Mbretëria e qiejve mund të krahasohet me dhjetë virgjëresha, që morën llambat dhe dolën për të takuar dhëndrin. Pesë ishin mendjelehta dhe pesë ishin të mençura.»—Mateu 25:1, 2.
Me këtë, Jezui nuk po thotë se gjysma e dishepujve që trashëgojnë Mbretërinë e qiejve janë mendjelehtë dhe gjysma tjetër të mençur. Përkundrazi, po tregon se, kur bëhet fjalë për Mbretërinë, çdo dishepull mund të zgjedhë të jetë vigjilent ose i shpërqendruar. Megjithatë, Jezui nuk ka fije dyshimi se gjithsecili nga shërbëtorët e tij mund të qëndrojë besnik dhe të marrë bekime nga Ati.
Në ilustrim, dhjetë virgjëreshat dalin për të mirëpritur dhëndrin dhe për t’iu bashkuar dasmorëve. Kur të mbërrijë dhëndri, ato do të ndriçojnë rrugën me llambat e tyre, duke i dhënë nderim ndërsa shoqëron nusen në shtëpinë e përgatitur për të. Por, si rrjedhin ngjarjet?
-
-
Një mësim për vigjilencën nga ilustrimi për virgjëreshatJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Për apostujt është e thjeshtë ta kuptojnë se Jezui po i referohet vetes kur flet për dhëndrin. Madje më përpara, ai e kishte krahasuar veten me një dhëndër. (Luka 5:34, 35) Po virgjëreshat e mençura, kë përfaqësojnë? Kur foli për ‘kopenë e vogël’ që do të trashëgojnë Mbretërinë, Jezui përdori fjalët: «Jini gati e të veshur, dhe mbajini llambat ndezur.» (Luka 12:32, 35) Pra, apostujt mund ta kuptojnë se virgjëreshat përfaqësojnë të gjithë dishepujt besnikë që përbëjnë kopenë e vogël. Çfarë mesazhi po përcjell Jezui me këtë ilustrim?
-