THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MATEU 25
«Qëndroni vigjilentë»
Ndonëse Jezui ua tha dishepujve të mirosur shëmbëlltyrën për dhjetë virgjëreshat, mesazhi i saj kryesor zbatohet për të gjithë të krishterët. (w15 15/3 12-16) «Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini as ditën, as orën.» (Mt 25:13) A mund ta shpjegosh shëmbëlltyrën e Jezuit?
Dhëndri (vargu 1)—Jezui
Virgjëreshat e matura e të përgatitura (vargu 2)—Të krishterët e mirosur që janë të përgatitur të kryejnë me besnikëri caktimin e tyre dhe që shkëlqejnë si ndriçues deri në fund (Fi 2:15)
Britma: «Po vjen dhëndri!» (vargu 6)—Shenja për praninë e Jezuit
Virgjëreshat mendjelehta (vargu 8)—Të krishterët e mirosur që dalin të takojnë dhëndrin, por që nuk qëndrojnë vigjilentë dhe nuk e mbajnë integritetin
Virgjëreshat e matura nuk e ndajnë vajin (vargu 9)—Pas vulosjes përfundimtare, është shumë vonë që të mirosurit besnikë të ndihmojnë këdo që nuk është treguar besnik
«Mbërriti dhëndri» (vargu 10)—Jezui vjen të japë gjykimin afër fundit të shtrëngimit të madh
«Virgjëreshat e matura hyjnë në dasmë me dhëndrin dhe dera mbyllet» (vargu 10)—Jezui mbledh të mirosurit besnikë në qiell, ndërsa jobesnikët humbin shpërblimin qiellor