-
Të mësojmë nga ilustrimi i talentaveKulla e Rojës—2015 | 15 Mars
-
-
4, 5. Kë paraqet njeriu, ose zotëria, dhe sa vlente një talentë?
4 Lexo Mateun 25:14-30. Prej kohësh botimet tona kanë shpjeguar se njeriu, ose zotëria, në ilustrim është Jezui dhe se ai iku në dhé të huaj kur u ngjit në qiell më 33 të e.s. Në një shëmbëlltyrë të mëparshme, Jezui tregon për ç’qëllim iku në dhé të huaj: «Që të siguronte pushtet mbretëror.» (Luka 19:12) Jezui nuk siguroi menjëherë pushtet të plotë si Mbret kur u kthye në qiell.b Në vend të kësaj, «u ul në të djathtën e Perëndisë, duke pritur që nga ajo kohë, derisa armiqtë e tij të vihen si stol për këmbët e tij».—Hebr. 10:12, 13.
-
-
Të mësojmë nga ilustrimi i talentaveKulla e Rojës—2015 | 15 Mars
-
-
d Pas vdekjes së apostujve, Satanai i dha shtysë apostazisë, e cila lulëzoi për shekuj me radhë. Gjatë asaj kohe, nuk u bënë përpjekje të pandërprera që të kryhej detyra për të bërë dishepuj të vërtetë të Krishtit. Por e gjithë kjo do të ndryshonte gjatë «korrjes», domethënë gjatë ditëve të fundit. (Mat. 13:24-30, 36-43) Shih Kullën e Rojës të 15 korrikut 2013, faqet 9-12.
-
-
Të mësojmë nga ilustrimi i talentaveKulla e Rojës—2015 | 15 Mars
-
-
8. Çfarë priste zotëria nga të gjithë skllevërit, ndonëse morën sasi të ndryshme talentash?
8 Shëmbëlltyra e talentave tregon se zotëria i dha njërit skllav pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri vetëm një. (Mat. 25:15) Edhe pse çdo skllav mori një sasi të ndryshme talentash, zotëria priste që të gjithë të tregoheshin të papërtuar kur t’i përdornin talentat, pra të jepnin më të mirën në shërbim. (Mat. 22:37; Kolos. 3:23) Në shekullin e parë, duke nisur nga festa e Ditës së Pesëdhjetë e vitit 33 të e.s., dishepujt e Krishtit zunë të bënin tregti me talentat. Në librin biblik të Veprave ka një mal me dëshmi për punën e tyre të papërtuar në predikim dhe në bërjen e dishepujve.d—Vep. 6:7; 12:24; 19:20.
BËJNË TREGTI ME TALENTAT NË DITËT E FUNDIT
9. (a) Çfarë bënë me talentat dy skllevërit besnikë, dhe ç’tregon kjo? (b) Ç’rol luajnë ‘delet e tjera’?
9 Në ditët e fundit, sidomos që nga viti 1919 e tutje, skllevërit e mirosur besnikë të Krishtit në tokë kanë bërë tregti me talentat e Zotërisë. Ashtu si dy skllevërit e parë, motrat dhe vëllezërit e mirosur kanë bërë më të mirën me gjithë sa munden. Nuk ka pse të hamendemi se kush mori pesë talenta e kush mori dy. Në ilustrim të dy skllevërit e dyfishuan atë që u dha zotëria, pra të dy u treguan njësoj të papërtuar. Po ç’rol luajnë ata me shpresë tokësore? Një rol vërtet të rëndësishëm. Ilustrimi i Jezuit për delet e cjeptë na mëson se ata me shpresë tokësore kanë nderin të mbështetin me besnikëri vëllezërit e mirosur të Jezuit në veprën e predikimit dhe të mësimdhënies. Gjatë këtyre ditëve të fundit kritike, të dyja grupet punojnë së bashku si «një kope e vetme» ndërsa kryejnë me zell veprën e bërjes së dishepujve.—Gjoni 10:16.
10. Cila është një veçori e spikatshme e shenjës së pranisë së Jezuit?
10 Zotëria pret me të drejtë fitime. Siç u përmend më sipër, s’ka dyshim që dishepujt besnikë në shekullin e parë i shtuan zotërimet e tij. Ç’mund të themi për këto ditë të fundit kur po përmbushet shëmbëlltyra e talentave? Vepra e predikimit dhe e bërjes së dishepujve që kryejnë shërbëtorët besnikë e të palodhur të Jezuit është më e madhja në histori. Falë përpjekjeve të tyre të përbashkëta, qindra mijë dishepuj të rinj u janë shtuar çdo vit radhëve të lajmëtarëve të Mbretërisë. Gjithë kjo e ka bërë këtë vepër një veçori të spikatshme të pranisë së Jezuit me pushtetin si Mbret. S’do mend që Zotëria i tyre duhet të jetë i kënaqur!
-