-
A do të ecni me Perëndinë?Kulla e Rojës—2005 | 1 Nëntor
-
-
5. Pse Jezui tha se njeriu s’mund t’i shtojë jetës së vet as një kut?
5 Shpesh Bibla e krahason jetën me një udhëtim ose me një ecje. Në disa raste, ky krahasim është i drejtpërdrejtë, por në raste të tjera, nënkuptohet. Për shembull, Jezui tha: «Kush nga ju, duke qenë në ankth, mund ta zgjatë sadopak jetën e vet?» (Mateu 6:27) Në gjuhën origjinale, fjala e përkthyer «sadopak» ishte «një kut». Disave kjo mund t’u duket e çuditshme. Pse Jezui tha se njeriu s’mund ta zgjatë «jetën» e vet as «një kut», që është njësi për të matur gjatësinë, kur normalisht jeta matet me njësi të kohës?a Me sa duket, Jezui po e mendonte jetën si një udhëtim. Pra, po na mësonte se shqetësimi i tepërt nuk do të na ndihmojë t’i shtojmë as edhe një hap udhëtimit të jetës. Por, a duhet të mendojmë atëherë se s’mund të bëjmë asgjë për ta zgjatur këtë udhëtim? Aspak! Kjo na çon te pyetja e dytë: pse duhet të ecim me Perëndinë?
-
-
A do të ecni me Perëndinë?Kulla e Rojës—2005 | 1 Nëntor
-
-
a Disa përkthime të Biblës e ndryshojnë fjalën «kut» në këtë varg me një njësi të matjes së kohës, për shembull «një çast» (The Emphatic Diaglott) ose «një minutë të vetme» (A Translation in the Language of the People, nga Çarls B. Uilliamsi). Mirëpo, fjala e përdorur në tekstin origjinal do të thotë me siguri kut, që ishte rreth 45 centimetra i gjatë.
-