-
Jezui shëron një djalë të demonizuarJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Kur Jezui, Pjetri, Jakovi dhe Gjoni zbresin nga mali, ndeshin një turmë të madhe dhe kuptojnë se diçka nuk shkon. Skribët kanë rrethuar dishepujt e Jezuit dhe po debatojnë me ta. Njerëzit befasohen kur shohin Jezuin dhe vrapojnë drejt tij për ta përshëndetur. Ai i pyet: «Për çfarë po debatoni?»—Marku 9:16.
-
-
Jezui shëron një djalë të demonizuarJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Me sa duket, skribët po i kritikojnë e ndoshta po i vënë në lojë dishepujt ngaqë nuk e shëruan dot djalin. Prandaj, në vend që t’i përgjigjet babait të dëshpëruar, Jezui i drejtohet turmës me këto fjalë: «O brez pa besim dhe i shtrembër! Edhe sa duhet të rri me ju? Edhe sa duhet t’ju duroj?» Me siguri këto fjalë të forta janë për skribët që u kanë hapur probleme dishepujve në mungesë të Jezuit. Pastaj Jezui i thotë babait të hidhëruar: «Ma sill këtu djalin.»—Luka 9:41.
-