-
Do të ulet secili nën fikun e vetKulla e Rojës—2003 | 15 Maj
-
-
Përsëri Jezui përdori fikun për të ilustruar gjendjen e keqe frymore të kombit. Ndërkohë që po udhëtonte nga Betania për në Jerusalem, katër ditë para vdekjes së tij, ai pa një fik që kishte shumë gjethe, por asnjë kokërr në të. Meqë fiqtë e parë shfaqen bashkë me gjethet—e nganjëherë madje edhe para se të dalin gjethet—mungesa e kokrrave në pemë tregoi se ajo ishte e pavlerë.—Marku 11:13, 14.b
Ashtu si fiku që nuk prodhonte fryte e dukej i shëndetshëm, kombi jude kishte një dukje të jashtme mashtruese. Por ai nuk kishte prodhuar frytet hyjnore, dhe më në fund hodhi poshtë vetë Birin e Jehovait. Jezui e mallkoi fikun e pafrytshëm, dhe ditën tjetër dishepujt vunë re se tashmë ai ishte tharë. Ajo pemë e tharë në mënyrë të përshtatshme nënkuptonte që së shpejti Perëndia do t’i hidhte poshtë judenjtë si popullin e tij të zgjedhur.—Marku 11:20, 21.
-
-
Do të ulet secili nën fikun e vetKulla e Rojës—2003 | 15 Maj
-
-
b Kjo ngjarje ndodhi afër fshatit të Betfagës, emri i të cilit ka kuptimin: «Shtëpia e fiqve të parë». Kjo mund të tregojë se zona njihej për të vjela të mbara me fiq të parë.
-