-
Një libër që mund t’i besosh—Pjesa VIZgjohuni!—2011 | Prill
-
-
Në fletët e Biblës gjejmë edhe profeci të jashtëzakonshme që u shkruan dhe u plotësuan gjatë epokës romake. Për shembull, kur po hynte në Jerusalem hipur mbi një kërriç, Jezui qau dhe paratha se si do ta rrënonte qytetin ushtria romake: «Për ty do të vijnë ditët kur armiqtë do të ngrenë përreth teje një fortifikatë me hunj të mprehtë . . . Nuk do të lënë te ti gur mbi gur, sepse nuk e dallove kohën kur u hetove.»—Luka 19:41-44.
-
-
Një libër që mund t’i besosh—Pjesa VIZgjohuni!—2011 | Prill
-
-
Ç’ndodhi me Jerusalemin? Ushtria romake u kthye, me në krye Vespasianin dhe të birin, Titin, kësaj here me 60.000 ushtarë. Përparuan drejt qytetit para Pashkës së vitit 70 të e.s. dhe zunë në kurth banorët bashkë me pelegrinët që ishin dyndur atje për festën. Trupat romake rrafshuan pemët e mbarë krahinës dhe ngritën një mur me hunj të mprehtë, tamam siç kishte parathënë Jezui. Pas afro pesë muajsh, qyteti ra.
-